Fëmija digjet në gropën ku zihej rakia, gjendja e tij kritike

Fëmija digjet në gropën ku zihej rakia, gjendja e tij kritike

130
0
Shares

Një ngjarje e rëndë tronditi Skraparin dhe jo vetëm.  Një fëmijë vetëm 1-vjeç e gjysëm ka rënë në gropën e rakisë në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Therepel të rrethit të Skraparit.

Burime zyrtare konfirmojnë se fëmija 1-vjeç e gjysëm, me inicialet E.M,ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka shkarë dhe është rrëzuar në gropën ku babai i tij po ziente rakinë.

Si pasojë fëmija i mitur ka pësuar djegie të rënda dhe fraktura të shumta në të gjithë trupin.

Mjekët e Spitalit të Skraparit e kanë transportuar të miturin me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, duke deklaruar se gjendja e fëmijës ishte mjaft kritike.

Femija raportohet se ka mberritur ne gjendje kome ne spital kjo per shkak te largesise se madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY