Shpëtim Idrizi i kërkon llogari qeverisë shqiptare për “fshesën” greke: Ja ministrat...

Shpëtim Idrizi i kërkon llogari qeverisë shqiptare për “fshesën” greke: Ja ministrat përgjegjës!

44
0
Shares

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka reaguar në lidhje me rastet e kthimit në kufi të shqiptarëve nga autoritetet greke, ndërsa i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të ndërhyjë. Idrizi thekson se këto raste kanë ndodhur për shqiptarët e Çamërisë. Nga ana tjetër ai pohoi se për këtë ngjarje do t’i drejtohet trupit diplomatik dhe do të kërkoj si deputet i Parlamenti të Shqipërisë që të investigohet për rastet e kthimit në kufi.
“Unë dua t’i adresohem fort dhe qartë qeverisë shqiptare. Përtej përshëndetjes që ne japim për qëndrimet që ka mbajtur për çështjen çame. Nuk mund të le dot pa përmendur, në radhë të parë Ministrit të Jashtëm dhe Ministrit të Brendshëm, për rastet e kthimit në kufi të shqiptarëve të Çamërisë, kryesisht pleq. Rasti i fundit është një rast që i ilustron të gjitha ato që kemi thënë. Bëhet fjalë për një zonjë 80-vjeçare, Ildize Bajrami.  Pasi kishte jetuar 10 vjet në Greqi erdhi në Shqipëri dhe më pas u ndalua nga Policia Greke në kufi, për arsyen e vetme se kishte vendlindjen në Arpicë të Çamërisë. I kërkoj urgjentisht Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme që të merren me rastin në fjalë dhe me të gjitha rastet e shqiptarëve që po kthehen në kufi nga policia greke. Do bëjmë gjithçka që kemi në dorë, në mënyrë që të lajmërojmë kancelaritë europiane, do i drejtohemi trupit diplomatik dhe do të kërkojmë si deputetë të Parlamenti të Shqipërisë që të investigohet për rastet e kthimit në kufi”, u shpreh Idrizi.
Këtë deklaratë Shpëtim Idrizi e bëri gjatë një aktiviteti që Shoqata Patriotike “Çamëria” ka zhvilluar mbi veprën e autorit të shquar Bilal Xhaferri.
Kreu i PDIU-së, vlerësoi figurën e Bilal Xhaferrit si një njeri me përmasa të mëdha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY