‘Mjeshtri i madh’ përlotet në studio: Kam 8 vite që nuk e...

‘Mjeshtri i madh’ përlotet në studio: Kam 8 vite që nuk e marr pensionin

128
0
Shares

Prej 8 vitesh “Mjeshtër i Madh”, autori i qindra teksteve muzikore dhe jo vetëm, Jorgo Papingji ende nuk e ka marrë pensionin që i takon. I ftuar në një intervistë ekskluzive në Vizioni i Pasdites,  Papingji e renditi këtë moment të jetës së tij si një peng dhe se ende askush nuk i ka shpjeguar se ku shkon pensioni i veçantë që i takon atij prej 8 vitesh që nga marrja e titullit.

Mes emocionesh dhe përulësisë të një artisti të madh ai u shpreh:

“Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë pse më ka ngelur peng. Ka lidhje me vlerësimin e punës sime, jo me vlerësimin formal se i kam marrë të gjitha, çmime, vlerësime, letra , fleta nderi, fleta lavdërimi. Nuk e kam kuptuar asnjëherë, kam tetë vite që kam marrë titullin “Mjeshtër i Madh” dhe gjatë këtyre tetë viteve nuk ka dalë ende vendimi që unë të marr pensionin e veçantë. Unë nuk e di dhe nuk besoj që jepet pas vdekjes. Në një moshë që jam unë do ta kisha marrë atë pensionin. Nuk e di arsyen, cila është mënyra e vlerësimit, kush e pengon këtë gjë !  Dua të them që më jepet apo nuk më jepet pensioni i veçantë unë pensionin e marrë në çdo takim me njerëzit, në cdo tavolinë që rri me njerëzit , në cdo rrugë që kaloj, me mijëra përshëndetje nga njerëzit e thjeshtë dhe të natyrshëm edhe nganjëherë  ku bie rasti ju them që nuk e kam marrë pensionin, më thonë: “ Ti se ke marrë pensioni! Si ka mundësi..”- përfundoi Papingji.

Duket e pabesueshme që një artist, një mjeshtër i muzikës si Jorgo Papingji të jetë lënë në harresë në shkresat e institucioneve, megjithatë ai nuk ka hezituar ti drejtojë një lutje gjithë atyre që mund të jenë në dijeni të kësaj procedure.

“I lutem atij që e ka në dorë këtë punë, të më thotë çfarë duhet të bëj unë tjetër akoma, për të arritur të marr pensionin”, është shprehur mes emocioneve Mjeshtri i Madh i muzikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY