ZYRTARE/Komisioni i Venecias: Veprimet e Metës nuk justifikojnë nisjen e procedurave të...

ZYRTARE/Komisioni i Venecias: Veprimet e Metës nuk justifikojnë nisjen e procedurave të shkarkimit

93
0
Shares

Nisja e procedurave për shkarkimin e Presidentit mund të mos jetë e justifikuar, pasi ai nuk ka kryer shkelje të rëndë kushtetuese, pavarësisht se me anulimin e zgjedhjeve ka tejkaluar kompetencat.

Ky është thelbi i raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias i miratuar pas 2 orë seance plenare në prani të përfaqësuesve të PS në pozicionin e palës kërkuese dhe institucionit të Presidentit të cilët mbrojtën vendimin e Kreut të Shtetit për anulimin e 30 Qershorit.

Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Asamblesë shqiptare Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik.

“Ekspertët e Komisionit të Venecias dalin në përfundimin se, pavarësisht se Presidenti mund të ketë vepruar në tejkalim të kompetencave Kushtetuese, ka indikacione se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre sa të justifikojnë nisjen e procedurave të shkarkimit.

Edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta ose katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhet të miratojë legjislacion ad hoc për të shtyrë zgjedhjet”, thotë Komisioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY