Zëdhënësi i Metës replikon me Ballën: Hëngre dajak të fortë e nuk...

Zëdhënësi i Metës replikon me Ballën: Hëngre dajak të fortë e nuk zure mend! Gajase një komision të tërë

95
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar së fundmi, dukeu vendosur në rolin e një eksperti, teksa ka komentuar veprimet e Presidentit Ilir Meta. Nga Komisioni i Venecias, ai  tha se thelbi i raportit është se presidenti me vendimin e tij ka vepruar në mungesë të bazës ligjore.

Balla u shpreh se analiza është shumë profesionale, ndërsa presidenti nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog mes partive. Sipas tij Presidenti i Republikës, Presidenti shkeli kushtetuten kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne kushtetute e ne ligj.

Por, Presidenca ka reaguar nga ana tjetër, duke iu kundërpërgjigjur ekspertizave të  Ballës. Zëdhënësi i Metës,  Tedi Blushi i rikujton se nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës, ndërsa thotë më tej se propozimet e Ballës gajasën çdokënd në Komisionin e Venecias dhe ndonëse hëngri një “dajak” të madh nuk zuri mend.

Postimi i Blushit: 

Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias. Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propogandën bajate me titra të porositura.

I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga raporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draf-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi.

Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS.

Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY