Arrestohet për kanosje, 40-vjeçarit në Tiranë i gjejnë radio marrëse dhe ...

Arrestohet për kanosje, 40-vjeçarit në Tiranë i gjejnë radio marrëse dhe municione në banesë

85
0
Shares

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar për kanosje, ndërsa në banesë i janë gjetur fishekë e radio marrëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”, shtetasin N. K., 40 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me pistoletë shtetasin G. H. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarakë, shtatë fishekë zhurmues dhe një radio si ato të policisë. Materialet iu referuan për veprime të mëtjeshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY