VIDEO/Albi Nako dhe Alba flasin hapur për raportin mes tyre, arsyeja pse...

VIDEO/Albi Nako dhe Alba flasin hapur për raportin mes tyre, arsyeja pse nuk i flisnin njëri-tjetrit

145
0
Shares

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë dy personazhet më të komentuar të showbiz-it. Prej disa kohësh janë përfolur për një lidhje të mundshme midis tyre, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Të ftuar në programin”Rudina” në Tv Klan, nën drejtimin e moderatores, Rudina Magjistari ata kanë folur edhe për marrëdhënien e tyre. Për një periudhë kohe, ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, por në studio ata pranuan se tani sërish e kanë bërë njëri-tjetrin follow.

Po e ndjekim dhe sa u gëzuan njerëzit, harruan gjithë hallet. Të nesërmen shikonim njerëzit ishin më të qetë në rrugë, respektonin vijat e bardha, hynin me jeshile, policët nuk i binin më bilbilit, parlamenti më i qetë, avioni ishte pa turbulenca”, shprehet Albi duke qeshur.

Të pyetur nga moderatorja për motivin që ndërprenë ndjekjen në rrjetin social, Albi dhe Alba heshtin dhe ia lenë njëri-tjetrit radhën për të treguar arsyen.

Nuk e mbaj mend, ka kohë që ka kaluar, por konflikte dhe gjëra profesionale”, shprehet Alba duke shtuar se ishte Albi ai që i bëri sërish follow në Instagram, por ata janë thjesht kolegë të mirë, asgjë më shumë, gëzojnë një respekt për njëri-tjetrin dhe të dy vazhdojnë jetën secili në anën e tij.

Ata sqaruan se nuk janë në një lidhje së bashku, por të pyetur më tej nga Rudina Magjistari nëse janë në një lidhje me persona të tjerë, Albi shprehet se: “Nuk ka rëndësi nëse je single apo në raport, fatkeqësia më e madhe është kur je në raport dhe ndihesh single”./tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY