“Ti qenke dashnori i kësaj”, zbardhet dëshmia e oficerit të plagosur në...

“Ti qenke dashnori i kësaj”, zbardhet dëshmia e oficerit të plagosur në Kavajë: Nuk më la të sqarohesha

114
0
Shares
Bledar Toci

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë, ditën e djeshme, ka marrë vemendje maksimale,  teksa ende vazhdojnë të mësohen detaje të reja.

Së fundmi, ka folur dhe ka dhene dëshminë e tij,  Bledar Toci, shef i sigurisë së brendshme në burgun e Durrit. Toçi mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë që ndodhi dje (10 tetor) në Kavajë në banesën e 30-vjeçares, nënë e 3 fëmijëve, Marsida Qatja.

Sipas News24, Toci, shef i sigurise se brendshme ne burgun e Durresit i cili është i arrestuar, ka thënë para hetuesve:

“Marsida Qatja më telefonoi pasdite dhe më tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e përndiqte dhe unë i thashë se do e ndihmoja. Kam shkuar disa herë tek shtepia e saj gjatë të mërkurës. Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qendrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelen. I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon. Sapo ia hapa derën Dritani më tha:

“Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua” dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur, por nga breshëria u plagosa. Për vetembrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY