Elvis Naçi mban premtimin, 14 vjeçari niset drejt Turqisë falë ndihmës së...

Elvis Naçi mban premtimin, 14 vjeçari niset drejt Turqisë falë ndihmës së shqiptarëve

121
0
Shares

Disa ditë më parë emisioni investigativ Stop në Klan, publikoi rastin e trishtë të Renis Muçës, një 14 vjeçari i cili ishte aksidentuar në korrik të këtij viti dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Emisioni Stop iu drejtua me një apel shqiptarëve për të shpëtuar jetën e këtij djali, pasi familja e tij nuk kishte kurrfarë mundësie ekonomike që ta dërgontë të birin drejt Turqisë për një mjekim më të specializuar.

Thirrjes iu përgjigj Elvis Naçi, i cili u tha prindërve të Renisit se do t’i siguronte pagesën për një avion privat të veçantë (spitalier) si dhe një shumë prej 5 mijë eurosh, pasi koha për të shpëtuar jetën e 14 vjeçarit nuk priste.

Renisi mori “ok” nga spitali i Traumës dhe u nis drejt Turqisë, atje ku pritet që të marrë një mjekim më të specializuar dhe të arrijë të çdohet vetë në këmbë.

“9 Tetor 2019 do të mbahet mend gjatë. Ehe njëherë tjetër shqiptarët u bashkuan të gjithë sëbashku. Jemi vendosur në Spitalin e Traumës, pasi në këto momente Renisi është duke u përgatitur për t’u nisur drejt Ankarasë. Ora shënon 3 e mëngjesit, shkojmë dhe shohim përgatitjet e fundit përpara se Renisi të niset drejt shpëtimit të tij”, tha gazetarja e Stop nga Spitali i Traumës.

E teksa 14-vjeçari transportohej nga spitali, nëna e tij tha: “Është moment shumë i gëzueshëm, dëshirën që kisha m’u plotësua. Doktorët kanë dhënë një ok, që udhëtimin e përballon. Me spitalin e Ankarasë, gjithçka në rregull. Është i gatshëm me udhëtuar, ishalla Zoti na ndihmon që kur të vijmë, Renisi të vijë me këmbë, të ecë vetë, siç po ecim edhe ne”.

“Ju faleminderit për gjithçka që u bë nga ana juaj. Falenderoj Televizionin Klan, emisionin Stop, Elvis Naçin, të gjithë shqiptarët që kontribuuan në të hodhat për të mundësuar lëvizjen e çunit drejt Turqisë në Ankara, për t’u kuruar. Urojmë Zotin të na ndihmojë dhe të kthehet sa më mirë”, shtoi babai i Renisit.

Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj falenderuan të gjithë ata që ndihmuan këtë familje për të çuar drejt Turqisë djalin e tyre. Megjithatë 14-vjeçari ka akoma nevojë për ndihmën e të gjithëve bashkë për vlerën e 60 mijë eurove, për kurimin e tij në Turqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY