DOSJA & EMRAT/ Kavajë, nxënësit emigrantë, shkolla e mesme ju jepte diploma

DOSJA & EMRAT/ Kavajë, nxënësit emigrantë, shkolla e mesme ju jepte diploma

294
0
Shares

Një shkollë private në Kavajë lëshonte diploma të gjimnazit për të rinj që nuk jetonin në Shqipëri. Zbulimi është bërë gjatë një kontrolli të bërë një vit më parë që ka sjellë edhe hetimin e nisur nga Prokuroria e Kavajës.
Burimet nga akuza thanë se kanë vënë nën hetim 6 persona, që nga pronari i shkollës dhe të disa prej të rinjve që kanë përfituar nga këto falsifikime.

Dosja e plotë e prokurorisë

Të pandehur
    1. Bardhyl Mastori, lindur me 1946, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve shkollorë’ të kryer në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “arrest në shtëpi”;
    2. Vath Gjylsheni, lindur me 1948, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve shkollorë’ të kryer në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, zëvendësuar më pas me ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore;
    3. Danjela Veliu, lindur me 1981, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve shkollorë’ të kryer në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’;
    4. Ajete Degermeni, lindur me 1947, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve shkollorë’ të kryer në bashkëpunim;
    5. Marsida Gërmani, lindur me 1992, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve shkollorë’ të kryer në bashkëpunim;
    6. Mirsie Qahajaj, lindur me 1992, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve shkollorë’ të kryer në bashkëpunim;


dituria-655x356Në datën 29. 01. 2016, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka regjistruar procedimin penal Nr. 39, që bën fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve shkollorë”, parashikuar nga neni 187/2 i Kodit Penal. Ku procedim është regjistruar mbi bazën e kallëzimit datë 28. 01. 2016, të Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit Tiranë,në lidhje me institucionin shtetëror arsimor privat “Dituria”, Kavajë, mbi një sërë falsifikimesh të kryera në këtë institucion.
Kështu ISHA në MAS Tiranë në datë 18. 12. 2015 ka ushtruar kontroll në shkollën jo-publike “Dituria” ne qytetin e Kavajës me administrator shtetasin Bardhyl Mastori, dhe pronar, ortak i vetëm, shtetasin Vath Gjylsheni. Gjatë kontrollit të ushtruar mbi dokumentacionin përkatës të shkollës për disa vite shkollore, 2011 – 2015, janë konstatuar një sërë shkeljesh, deri në raste falsifikimi të regjistrave shkollor, si Amza, indekse, ekuivalentime provimesh, nxënës që rezultonin fiktivisht në shkollë kur faktikisht jetonin jashtë shtetit, etj.
Gjatë hetimit të procedimit penal dhe pas verifikimit të të gjithë materialit kallëzues të ISHA, në datë 01. 07. 2016, Ministrja Lindita Nikolla ka nxjerrë Urdhrin nr. 368, datë 01. 07. 2016, për mbylljen e veprimtarisë mësimore të institucionit të arsimit parauniversitar privat Shkolla e Mesme e Profilizuar ‘Dituria’.

Nga hetimet e procedimit penal dhe nga tërësia e akteve hetimore rezulton se:

1. I pandehuri Bardhyl Mastori ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i Kodit Penal. Kjo për faktin se:
I pandehuri Bardhyl Mastori nga datë. 29. 09. 2015 deri në momentin e ndalimit ka qenë njëkohësisht me detyrë administrator dhe drejtues i shkollës ‘Dituria’me kohë të djeshme dhe të plotë, kjo sipas edhe ekstraktit të QKR.
– Gjatë kontrollit të ushtruar dhe nga hetimi më pas kanë rezultuar një sërë shkeljesh dhe falsifikimesh të dokumenteve shkollorë të kryer prej tij në bashkëpunim me të pandehurin Vath Gjylsheni dhe të pandehurat Danjela Veliu, Mirsije Qahajaj dhe Marsida Gërmani, më konkretisht:
– Gjatë inspektimit të ISHA mungonin procesverbalet e ekuivalentimit të provimeve ku ka rezultuar se ato janë mbajtur më pas, konkretisht pas kontrollit. Nga sekuestrimi i praktikave në shkollën ‘Dituria’ rezultoi se ishin procesverbalet e ekuivalentimit të muajit Shtator 2015, në data të ndryshme duke u nënshkruar edhe nga mësuesit e lëndës të cilët nuk kanë qenë gjatë kontrollit të ushtruar, janë plotësuar më pas. Fakt i cili është pohuar jo vetëm nga nxënësit por edhe nga mësusit e më pas edhe nga vetë shtetasi Bradhyl Mastori.
– Gjatë hetimit ka rezultuar se nxënësit që janë pyetur kanë deklaruar që shkolla sidomos sistemi part-time frekuentohet shumë pak kur në regjistër figurojnë shumë nxënës, nuk merren mungesat, dhe fiktivisht bëhet shkollë. Kjo gjë vërtetohet me fletë-printimet e sistemit TIMS ku ndërkohë që nxënësit ndodhen jashtë shtetit në shkollë figurojnë si ndjekës të rregullt të saj madje me nota shembullore dhe nëpër projekte dhe provime, të cilat shkolla nuk i disponon!!! Edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga ISH shkolla frekuentohej nga rreth 43% e nxënësve, madje në klasën 13B frekuentonin shkollën vetëm 22%. Në një kohë kur edhe pse frekuentohej shkolla në këtë mënyrë janë plotësuar regjistrat me nxënës që vijonin mësimet dhe ndërkohë ishin jashtë shtetit, janë vendosur nota, janë mbajtur p/verbale ekuvalentimi etj, pra në këtë mënyrë janë konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25, në ngarkim të të pandehurit Bardhyl Mastori.
Duhet theksuar gjithashtu se në të gjithë regjistrat e shkollës në faqen e parë të tyre ndodhet udhëzimi për mbajtjen dhe përdorimin e regjistrit të klasës ku ndër të tjera cilësohet se: Drejtoria e shkollës dhe mësuesi kujdestar kujdesen dhe janë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe mirë-përdorimin e regjistrit të klasës.

2. E pandehura Danjela Veliu ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i Kodit Penal ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i Kodit Penal. Konkretisht nga hetimi për këtë të pandehur ka rezultuar se:
– E pandehura Danjela Veliu ka punuar nga viti 2011 deri në vitin 2016 në shkollën jo publike ‘Dituria’ mësuese në lëndët Histori dhe Gjeografi. Gjatë kontrollit të ushtruar dhe nga hetimi më pas kanë rezultuar një sërë shkeljesh dhe falsifikimesh të dokumenteve shkollorë më konkretisht:
– Procesverbali i ekuivalentimit i lëndës gjeografi, datë 05. 09. 2015, klasa 11, nxënësi Ermal Kocllari, ku rezulton të ketë marrë notën 6, po ashtu në datë 08. 09. 2015 po për këtë lëndë ka marrë notën 5, i njëjti nxënës. Ky procesverbal është mbajtur nga e pandehura Danjela Veliu dhe i pandehuri Bardhyl Mastori.
-Proçesverbali i ekuivalentimit i lëndës histori avancë, datë 08. 09. 2015, klasa 10, nxënësi Flori Xhaja ku rezulton të ketë marrë notën 6. Ky shtetas ka deklaruar se nuk e ka dhënë këtë lëndë dhe gjatë hetimit nuk janë gjetur as fletë provimi për t’u bërë ekuivalentimi, thelb edhe i kallëzimit penal. Ky procesverbal është mbajtur nga e pandehura Danjela Veliu dhe i pandehuri Bardhyl Mastori.
(Etj…)

3. E pandehura Ajete Degermeni ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i Kodit Penal ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i Kodit Penal. Konkretisht nga hetimi për këtë të pandehur ka rezultuar se:
– Në vitin shkollor 2011-2012, vit në të cilin është hapur gjimnazi me kohë të pjesshme me dy klasa (1 klasë të 10 dhe 1 klasë të 11), rezultojnë në regjistrin e klasës së 10-të dhe regjistrin e klasës 11-të, 72 nxënës. Këta nxënës janë regjistruar në amzën nr. 1, të gjimnazit me kohë të pjesshme, nga numri 1 deri në numrin 209, ndërkohë që këta duhet të kishin numrin e amzës nga 1-72. Në numrat e ndërmjetëm rezultojnë me numër amze nxënës që janë regjistruar në shkollë në vitet pasardhëse, p.sh, nga faqja me numër 59 deri në faqen me numër 104 rezultojnë nxënës të regjistruar në shkollë në vitin 2012-2013, etj. Ndër këta nxënës një pjesë jetojnë jashtë shtetit. Rezulton nga hetimi se regjistrimi i tyre është bërë nga administratori i pandehuri Vath Gjyleshni në bashkëpunim me mësuesit. Konkretisht e pandehura Ajete Degermeni ka plotësuar regjistrat e mësipërm duke i falsifikuar ato.
– Nxënësi Banush Dako rezulton i regjistruar në klasën e 10-të të vitit shkollor 2011-2012, në gjimnazin me kohë të pjesshme. Nga regjistri ky nxënës është kalues dhe ka numrin e amzës 3. Në indeksin e gjimnazit me kohë të pjesshme, emri i nxënësit Banush Dako është fshirë me korrektor, pra nuk ekziston. Në amzën numër 1 të gjimnazit me kohë të pjesshme, në numrin 3 figuron nxënësi Edison Vrapi. Emri i këtij nxënësi është mbivendosur i korrektuar mbi emrin e nxënësit Banush Dako dhe i janë korrigjuar të gjitha gjeneralitetet. Shkolla nuk disponon dëftesën e klasës së 10-të të nxënësit Edison Vrapi. Nxënësit Edison Vrapi për vitin shkollor 2011-2012 nuk i janë hedhur notat në amzë. Sipas regjistrit ky nxënës rezulton i ardhur në vitin shkollor 2012-2013 dhe hidhet në amzë para nxënësve të regjistruar në vitin 2011-2012.
Gjatë hetimit është pyetur shtetasi Edison Vrapi i cili ka deklaruar se është regjistruar në këtë shkollë kundrejt pagesës në vitin 2012 nga klasa e 8- të cilën e kishte përfunduar dhe çuditërisht ka kaluar direkt në vitin e dytë pa bërë fare vitin e parë. Ai ka sqaruar se ka paguar të treja vitet shkollore shumën prej 900 Euro (300 Euro në vit) edhe pse realisht kishte bërë vetëm dy vite. Në këtë mënyrë është bërë dhe korrigjimi dhe zëvendësimi i nxënësit nga Banush Dako ne Edison Vrapi.
(Etj…)

4. E pandehura Mirsije Qahajaj ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i Kodit Penal ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i Kodit Penal. Konkretisht nga hetimi për këtë të pandehur ka rezultuar se:
– Mungonin procesverbalet e ekuivalentimit të provimeve ku ka rezultuar se ato janë mbajtur më pas, konkretisht pas kontrollit. Nga sekuestrimi i praktikave në shkollën ‘Dituria’ rezultoi se ishin procesverbalet e ekuivalentimit të muajit Shtator 2015, në data të ndryshme duke u nënshkruar edhe nga mësuesit e lëndës të cilët nuk kanë qenë gjatë kontrollit të ushtruar, janë plotësuar më pas. Fakt i cili është pohuar jo vetëm nga nxënësit por edhe nga mësuesit.

5. E pandehura Marsida Gërmani ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i Kodit Penal ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i Kodit Penal. Konkretisht nga hetimi për këtë të pandehur ka rezultuar se:
Proçesverbali i ekuivalentimit i lëndës anglisht, datë 03. 09. 2015, klasa 10, nxënësi Ermal Kocllari, ku rezulton të ketë marrë notën 5, po ashtu në datë 06. 09. 2015 po për këtë lëndë ka marrë notën 6, i njëjti nxënës.
Procesverbali i ekuivalentimit i lëndës anglisht, datë 03. 09. 2015, klasa 11, nxënësi Ermal Kocllari, ku rezulton të ketë marrë notën 6, po ashtu në datë 07. 09. 2015 po për këtë lëndë ka marrë notën 5, i njëjti nxënës.
Nga akti i ekspertimit tekniko grafik nr. 6682, datë. 21.07.2016 rezulton se nënshkrimet poshtë rubrikës “mësuesi i lëndës” në procesverbalet e ekuivalentimit gjithsej 37 (tridhjetë e shtatë) nga data 01.09.2015-15.09.2015 janë nënshkruar nga shtetësja Marsida Germani krahasuar me modele e vëna në dispozicion.
Të pyetur si persona që kanë dijeni për veprën penale shtetasit Ermal Koçllari, Ensuela Marishta (Çela), Flori Xhaja, Marsela Koboçi, Sulejman Derjaj, Nadire Çepeli, kanë shpjeguar se nuk kanë dhënë asnjë provim ekuivalentimi lënde.
(Etj…)

6. I pandehuri Vath Gjylsheni ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i Kodit Penal. Konkretisht për sa u parashtrua më lart ky i pandehur në bashkëpunim me të pandehurin Bardhyl Mastori dhe Danjela Veliu kanë regjistruar persona për të ndjekur studimet në shkollë në një kohë kur ndodheshin jashtë shtetit. Kanë regjistruar persona duke bërë dy vite shkollore përnjëherë sikurse rasti i shtetasit Edison Vrapi. Edhe pse shkolla ka qenë objekt kontrolli edhe më parë nga ISHA duke ju lënë detyra konkrete dhe specifikuar shkeljet apo mangësitë kanë vijuar falsifikimet sikurse rasti flagrant ku edhe pas kallëzimit të ISHA shkolla ka vijuar me procesverbalet e ekuivalentimit të lëndëve të cilat janë sekuestruar më pas nga organi i Prokurorisë, si edhe ka bërë mbylljet e regjistrave të AMZAVE konkretisht i pandehuri Bardhyl Mastori në bashkëpunim me të pandehurin Vath Gjylsheni. Gjithashtu në lidhje me korrigjimet e AMZAVE apo mbivendosjet e nxënësve ne regjistra mësuesit kanë deklaruar se për çdo rast ka pasur dijeni pronari i shkollës apo edhe administratori pra i pandehuri Vath Gjylsheni, duke cituar se asnjë lëvizje, korrigjim, ndryshim apo ligjërisht falsifikimi nuk bëhej pa dijeninë e të bashkëpandehurit Vath Gjylsheni. E njëjta gjë ka rezultuar edhe sa i takon plotësimit të regjistrave të AMZAVE dhe falsifikimit të tyre nga e pandehura Ajete Degërmeni e cila gjithashtu ka deklaruar se për çdo rast ka qenë në dijen pronari shtetasi Vath Gjylsheni.

Rezulton nga hetimi se në datë 01. 09. 2015 janë lidhur kontratat individuale të punës të cilat janë firmosur nga shtetasi Bardhyl Mastori si punëdhënës në një kohë kur nuk e kishte këtë cilësim pasi ai ishte emëruar administrator me vendim të ortakut të vetëm shtetasit Vath Gjylsheni në datë 29. 09. 2015, pra rreth një muaj më vonë. Çuditërisht po në datë 01. 09. 2015 i pandehuri Vath Gjylsheni në cilësinë e punëdhënësit ka firmosur kontratën individuale të punës me punëmarrës Bardhyl Mastori, si mësues, në një kohë kur Vath Gjylsheni nuk ishte më administrator i shkollës por kishte emëruar djalin e tij Gëzim Gjylsheni. Madje edhe kur vetë shtetasi Vath Gjylsheni ka mohuar të ketë pasur ndonjë funksion në shkollë pasi nuk ishte më as administrator.

Nga hetimi ka rezultuar se mësueseve Mirsie Qehajaj dhe Enisa Petja u janë lidhur dy kontrata pune, një me kohë të plotë dhe një me kohë të pjesshme me nga 40 orë në javë për secilën, pra 80 orë javore. Në një kohë kur këto mësuese kanë filluar punë pa përfunduar arsimin universitar, dhe vazhdojnë studimet universitare pikërisht në lëndën që jepnin mësim. Ky fakt është pohuar edhe nga shtetasi Bardhyl Mastori i cili ka deklaruar se këto mësues i ka gjetur aty, në shkollë kur ka filluar punë edhe pse kishte dijeni se nuk kishin përfunduar arsimin përkatës dhe madje ishin punësuar nga i pandehuri Vath Gjylsheni i cili gjithashtu kishte dijeni mbi këtë fakt.

Pra nga hetimet e kryera dhe nga administrimi i të gjitha akteve në fashikull, rezulton se të pandehurit Bardhyl Mastori, Vath Gjylsheni, Danjela Veliu, Ajete Degërmeni, Marsida Gërmani dhe Mirsije Qehajaj në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve shkollorë” të parashikuar nga neni 187/2 e 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY