EMRI/Kapet i “rrezikshmi” i Tiranës, i shpëtoi disa atentateve

EMRI/Kapet i “rrezikshmi” i Tiranës, i shpëtoi disa atentateve

152
0
Shares

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Elvis Gaçaj, i cilësuar nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë, i cili njihej ndryshe edhe si “i forti” i Tiranës.

Ndalimi i tij erdhi pas kundërshtimit që u ka bërë punonjësve të policisë për të ndaluar,  ndërsa kontrollet policore më pas i gjetën dhe armë zjarri.

Arrestimi i tij vjen disa muaj pasi ai u ndalua së bashku shtetasit Oltion Loga dhe Dritan Agaj gjatë një operacioni antidrogë të policisë në Tiranë ku iu gjet edhe një pistoletë.

Ai gjithashtu është dhe mik me Leonard Dukën, i shpallur në kërkim për vrasjen e ish policit Santiago Malko. Nuk dihet nëse arrestimi i tij lidhet me vrasjen e Malkos, por policia e përshkruan atë si person me rrezikshmëri të lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY