Sharkohet gjyqtari në Korçë, i hapin problem milionat e dhuruara nga vjehrri...

Sharkohet gjyqtari në Korçë, i hapin problem milionat e dhuruara nga vjehrri dhe nëna

101
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Sotiraq Lubonja, i cili ishte njëherazi kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari lexuan vendimin, sipas të cilit Lubonja nuk ka arritur që të kalojë procesin e vetingut.

Sipas hetimeve të bëra nga KPK, gjyqtari i Korçës rezulton se nuk justifikon pasurinë e tij. ILDKPI raportoi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se kishte fshehje pasurie, mosdeklarim në deklarimet e tij në kuadër të vettingut, ku thotë se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.

Sipas hetimeve të bëra nga KPK gjyqtari i Korçës rezultonte se nuk justifikonte një pjesë të pasurisë së tij, të cilat në deklaratën veting i kishte shënuar si dhurata të bëra nga nëna dhe vjehrri i tij.

Raporti  i ILDKPI-së për këtë gjyqtar kishte konstatuar fshehje të pasurisë, mosdeklarim në deklarimet e tij në kuadër të vettingut, ku thoshte se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY