FOTO/Nisi me dhunë, por kontrolli i policisë në shtëpi çon në pranga...

FOTO/Nisi me dhunë, por kontrolli i policisë në shtëpi çon në pranga burrë e grua në Tiranë

127
0
Shares

Një situatë në familjen e tyre ka nxjerrë zbuluar si bashkëjetuesen dhe bashkëjetuesin. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë.

Teksa burri dhunoi gruan e tij, policia gjatë kontrollit në banesën e tyre gjeti armë që i përkiste gruas, kështuqë të dy përfunduan në prangat e policisë, njeri per dhunë e tjetra per armëmbajtje pa lejë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe shtetasja e lënduar A. K. Gjatë kontrollit të ushtruar, kësaj shtetaseje iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”,-njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY