Alarmi i ministrisë së Bujqësisë: Të hënë e të martën shira të...

Alarmi i ministrisë së Bujqësisë: Të hënë e të martën shira të dendura, ja zonat e kërcënuara

60
0
Shares

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave (MBZHRAU), njofton se, në bazë të parashikimeve nga shërbimet meteorologjike në vend, ditën e hënë dhe të martë parashikohen reshje të dendura shiu në zonat veriore dhe verilindore të vendit, të cilat për pasoje mund të krijojnë probleme në zonat e ulëta si Lezha e Shkodra.
Për pasojë, MBZHRAU iu ka kërkuar Bordeve të Kullimit dhe strukturave të tjera që të jenë në gatishmëri, të mbajnë në gjendje pune dhe nën monitorim të vazhdueshëm hidrovoret, argjinaturat dhe të kenë në gjendje pune të gjithë ekskavatorët dhe mjetet e tjera.
Nga ana tjetër, MBZHRAU i ka kërkuar dhe OSHEE që të merren masa për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të hidrovorëve në zonat e ulëta, si dhe ka njoftuar kryebashkiaket e zonave të ulëta për situatën që mund te shkaktohet nga reshjet e shiut.
Ministria e Bujqësisë ka njoftuar edhe Shtabin e Emergjencave në Ministrinë e Brendshme për masat që Bordet të Kullimit kanë ndërmarrë për të përballuar këtë situatë të pazakontë reshjesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY