HISTORIA & FOTO/ Tiranë, lidhja intime me gruan e biznesmenit, 50 vjet...

HISTORIA & FOTO/ Tiranë, lidhja intime me gruan e biznesmenit, 50 vjet burg vëllezërve vrasës

100
0
Shares

Image GalleryGjykata e Tiranës dënoi me nga 25 vite burg dy vëllezër, 32 dhe 29 vjeç, të akuzuar për vrasjen e një biznesmeni shqiptar me aktivitet në Itali.
Aleks Totraku dhe Antonio Lala u fajësuan për “vrasje me paramendim” në dëm të Agron Dervishit, i vrarë mbrëmjen e 1 janarit 2013, në fshatin Mazrek të Tiranës. Sipas Gjykatës, motivi i vrasjes ka qenë një lidhje intime që njëri prej të pandehurve ka pasur me bashkëshorten e viktimës.
Emrat e të pandehurve, Aleks Totraku alias Abdyl Lala dhe Antonio Lala alias Mirjan Lala, u “qarkuan” si të dyshuar gati 8 muaj pas ngjarjes, bazuar në një informacion të përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga autoritetet italiane. Ky informacion kishte në themel një deponim të bërë në policinë italiane nga vëllai i viktimës.
Vendimi ndaj tyre u shpall më 12 tetor 2016 nga një trupë gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Tereza Lani (Merkaj) dhe anëtarë Altin Abdiu e Migena Laska. Ditët e fundit gjykata zbardhi arsyetimin e vendimit, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta “Panorama”.
Vëllezërit Totraku dhe Lala u gjykuan në mungesë në Gjykatën e Tiranës. Masa e sigurisë “arrest në burg” e caktuar ndaj tyre nuk është ekzekutuar, ndonëse ata gjendeshin të arrestuar në Zvicër për përfshirje në fushën e narkotikëve.
Avokati i tyre ka pohuar në gjykim se autoritetet zvicerane refuzuar ekstradimin, duke iu druajtur hetimit të padrejtë në Shqipëri. Sipas avokatit, aktualisht të pandehurit kanë përfunduar dënimin në Zvicër janë të lirë në këtë vend.

Vrasja
Në vendimin e arsyetuar, gjykata shprehet se rezultoi e provuar që dy të pandehurit, Aleks Totraku e Antonio Lala, janë autorët e vrasjes së Agron Dervishit. Sipas Gjykatës, të pandehurit kanë konsumuar krimin e “vrasjes me paramendim” të shtetasit Agron Dervishi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, si bashkekzekutorë, me veprime aktive të kundërligjshme, duke siguruar paraprakisht automjetin e përshtatshëm për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe dy armët e zjarrit, njëra prej të cilave me silenciator.
Sipas një plani të detajuar të parapërgatitur, vijon Gjykata, dy të pandehurit, Aleks Totraku dhe Antonio Lala, kanë ndjekur dhe ndaluar viktimën, i kanë kërkuar të zbresë nga automjeti i tij, i gjetur i ndezur pas ngjarjes, dhe kanë shtënë disa herë me armët e zjarrit në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në kokë e në trup, e duke shkaktuar vdekjen e tij si pasojë e plagëve të marra.

Motivi
“Për Gjykatën, nga shqyrtimi gjyqësor del shumë qartë motivi i të pandehurve në kryerjen e kësaj vepre penale. Ka qenë pikërisht lidhja e dashurisë jashtëmartesore e bashkëshortes me të pandehurin …
Është pikërisht kjo lidhje dashurie e kësaj dëshmitareje me të pandehurin që jep një indicie të saktë, të rëndësishme dhe që përputhet me tërësinë e fakteve të tjera objekt prove, që ka çuar në vrasjen e viktimës Agron Dervishi nga dy të pandehurit, vëllezër mes tyre”, arsyetonte Gjykata në vendim.
Në arsyetimin e Gjykatës përmendet njëri nga të pandehurit, ndërkohë që në dëshminë e gruas përmendet emri tjetër. Për këtë arsye gazeta nuk e bën publik identitetin e personit të lidhur me gruan e viktimës.

Provat
Referuar vendimit, provat mbi të cilat gjykata vendosi mbi fajësinë e të pandehurve nisnin nga detajet e vendit të ngjarjes, provat e sekuestruara, kohës kur ka ndodhur krimi, darkë rreth orës 20:00 deri në orën 21:30 të datës 01.01.2013, mënyrës se si është kryer vrasja e viktimës dhe mjeteve që janë përdorur, dy armë zjarri të ndryshme.
Sipas Gjykatës, ky fakt tregon se në kryerjen e krimit kanë marrë pjesë dy persona. Një fakt me rëndësi që vërteton fajësinë e dy të pandehurve, sipas Gjykatës, është dhe gjetja e sekuestrimi i një gëzhoje arme zjarri, që ka lidhje me vendin e ngjarjes dhe provat e krimit të vrasjes së viktimës, në oborrin e banesës së tyre. Gjykata ka vlerësuar dëshmitë e marra në proces dhe kronologjinë e veprimeve të të pandehurit Antonio Lala ditën e ngjarjes.
Sipas Gjykatës, ai ka marrë me qira një automjet të tipit “Ford Fiesta” me targa të huaja, si mjeti i dyshuar se është përdorur nga autorët. Tjetër provë e konsideruar nga gjykata është fakti që i pandehuri Antonio Lala ka qenë përdorues i numrit celular 06…775, që më 31 dhjetor 2012, në orën 19:25, është loguar nga antena e fshatit Gjokaj, Vorë, Tiranë, pranë vendit ku ka ndodhur krimi. /Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY