FOTO/Skandali me shtëpinë e fëmijës, Zhupa publikon shkeljet: Po i garantohet mbrojtje...

FOTO/Skandali me shtëpinë e fëmijës, Zhupa publikon shkeljet: Po i garantohet mbrojtje politike bashkëshortes së nënkryetarit të Veliajt

157
0
Shares

Të gjithë e kujtojnë skandalin me shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, ku u denoncua rasti i një 12-vjeçare me të cilën ishte abuzuar seksualisht në këtë institucion dhe ne shkolle.

Lidhur me kete ngjarje, pas denoncimit, nuk është marrë asnjë masë për drejtuesit dhe institucionin, te pakten kete deklaron zëdhënësja e PD, Ina Zhupa. Zhupa shprehet se  bashkëshortja e nënkryetarit të Veliajt, drejtuesja e Shtepise se fëmijes “Zyber Hallulli” Denada Seferi, nuk shkarkohet dhe mbrohet politikisht pas skandalit te abuzimit ne kete qender te nje vajze 12 vjec.

Nga ana tjetër, KLSH i ka publikuar  shkeljet e renda ne kete qender, dokumenta të cilat zedhenesja i risjell sërish ne rrjetet sociale.

REAGIMI I PLOTE 

I garantohet mbrojtje politike bashkëshortes së nënkryetarit të Veliajt, Denada Seferi, e cila nuk shkarkohet pas skandalit të publikuar nga emisioni Fiks Fare dhe pas gjetjeve të bëra nga KLSH, të cilat zonja i ka injoruar në mënyrë të plotë dhe të vazhdueshme.

Ngjarja e rëndë e transmetuar në emisionin “Fiks Fare” provon gjëndjen e rëndë ku ndodhen institucionet e trajtimit social të fëmijeve përkatësisht shtepia e fëmijes “Zyber Hallulli” dhe degradimi i institucioneve shtetërore sic është Drejtoria e Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë e drejtuar nga Denada Seferi që ka kompetence keto politika per rehabilitimin e fëmijeve dhe është anëtare bordi në komunitetin e birësimeve .

Një prej fëmijëve që ka jetuar në institucion, një vajzë 12 vjeçare tregoi sesi është abuzuar seksualisht në shkollë dhe në institucionin e fëmijëve. (Video Link) https://www.youtube.com/watch?v=iAYOdepll5g

Denada Seferi, bashkëshortja e Andi Seferit, nënkryetarit të Veliajt, ka kohe që ka injoruar gjetjet e KLSH dhe ka lënë të degradoj situata deri në skandalin që shikuam nga Fiks Fare. Ajo ka përgjegjësi direkte për monitorim të munguar në vite nga ajo drejtori. Dhe ka qenë detyra e saj zbatimi i Rekomandimeve të Kontrollit të Larte të Shtetit sidomos kur shumica e pikave kanë detyrimin të zbatohen menjëherë sipas raportit. Krahet e ngrohta politikisht mesa duket mund ta kenë bëre të injoroj totalisht situaten edhe të vazhdoj e qetë në atë pozicion prej kohësh.

Ja disa nga gjetjet që lidhen drejtëpërdrejtë me mos kryerjen e detyrës së Drejtoreshës Denada Seferi.

Me 31 Dhjetor 2016 , Kontrolli i Larte i Shtetit zbardhi raportin auditues nr.187 ku konstatoj gjëndjen së ku ndodhet shërbimi social në shtëpinë e fëmijes “Zyber Hallull” në Tiranë . Raporti konstatoj gjëndjen e mjeruar ku ndodhet ky shërbim , në faqen 2 të raportit konstatohet qe:
“Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli nuk garanton një shërbim plotësisht efektiv në përkujdesin dhe integrimin shoqëror të fëmijëve rezidencialë. Pavarësisht ristrukturimit në apartamente për fëmijë sipas grup-moshave, hartimi dhe zbatimi i strategjive efektive për deinstitucionalizmin kërkon përcaktimin e qartë të tipologjisë së shërbimit” .
Në piken 47 të raportit (faqe 26) KLSH ka rekomanduar që Drejtoria e Shërbimeve Sociale duhet të monitorojë të paktën një herë në vit IPSH-të publike, pa prekur cilësinë e standardeve te monitorimit ku duket qartë që prej disa vitesh nuk ndodh ky monitorim .
Ne piken 51 te raportit (faqe 27) KLSH konstatohen problematika që peshojnë në çështje që lidhen me menaxhimin e kapaciteteve njerëzore të shtëpisë , plotësimin korrekt të planeve të kujdesit dhe të largimit , dietën dhe ofrimin e ushqimit , kushtet fizike të godinës, nevojave shëndetësore apo emocionale të fëmijës etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY