137 kg kokainë në portin e Durrësit, Apeli merr vendimin për bashkëpunëtorin...

137 kg kokainë në portin e Durrësit, Apeli merr vendimin për bashkëpunëtorin e pronarit të anijes

104
0
Shares

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për oficerin e e sigurisë në portin e Durrësit, Ardian Begën.

Bega dyshohet për përfshirje në trafikimin e 137 kg kokaine nga Ekudadori në Shqipëri por në portin e Pireut në Greqi droga u zëvendësua me oriz.

Katër kontenierë me banane qëndruan të bllokuar në portin e Durrësit prej muajit gusht 2019. Sinjalet  treguan se në dyshemenë e tyre mund të kishte kokainë. Me ndërhyrjen e Policisë shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke dhe DEA në Athinë, arritën që në një operacion të koduar “Kuito”, të sekuestrojnë një sasi të konsiderueshme kokaine, prej 137 kilogramë.

Prokuroria zbuloi se personi kyç në linjën e trafikut ishte Gentian Malindi, pronari i një anije peshkimi, i skeduar më herët për trafik hashashi. Bashkëpunëtorë të tij ishin oficeri i sigurisë në port, Ardian Bega dhe Altin Mislihaka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY