Vrau punonjësin e karburantit për 60 mijë lekë, arrestohet autori

Vrau punonjësin e karburantit për 60 mijë lekë, arrestohet autori

94
0
Shares

Pa kaluar 12 orë, policia e Sarandës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së punonjësit të një pike karburanti në qytetin bregdetar. Autori i dyshuar është Arqile Koçi, 27-vjeç. Policia thotë se i riu është arrestuar në një nga hotelet e zonës dhe se ai njihej si përdorues droge.

Artan Hoxha, punonjësi i një pike karburanti u vra me armë zjarri gjatë një grabitje në qytetin e Sarandës. 44-vjeçari u qëllua me një armë gjahu. Grabitja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës, në lagjen Qafë-Gjashtë.

27-vjeçari Arqile Koçi i është afruar karburantit me një çifte duke qëlluar në drejtim të Hoxhës, duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas ai ka marrë 60 mijë lekë të reja duke u larguar nga karburanti me një motor, ngjyrë të kuqe.

Karburantet janë preja e preferuar e grabitësve këto kohë. Pak ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës u grabit një i tillë. Autorët të maskuar morën kasafortën me 10 milion leke të vjetra. Në të njëjtën ditë në Krujë u grabit një karburant tjetër. Tre persona të maskuar dhe me armë morën xhiron ditore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY