VIDEO/Devijoi përplasjen me një fëmijë, momenti prekës kur shoferi 56-vjeçari pret vendimin...

VIDEO/Devijoi përplasjen me një fëmijë, momenti prekës kur shoferi 56-vjeçari pret vendimin e gjykatës

234
0
Shares

Një i moshuar e priti vendimin e gjykatës së Tiranës në mënyrë paksa të veçantë. Ai më shumë sesa një i dyshuar u soll sipas traditës. Teksa gjyqtarja Tereza Lani Merkaj deklaroi dhënien e masës arrest shtëpiak për Abdulla Dullën ai vendosi dorën në zemër dhe u përkul, një gjest i cili përdoret zakonisht për të nderuar ose mysafirët ose për të shprehur një ndjenjë respekti ndaj miqve. Mbas këtij rituali nuk mungoi edhe falenderimi dedikuar gjykatës.

Në momentin që gjyqtarja urdhëroi lirimin e tij shoferi u përkul sikundër e tregone dhe video e filmuar në sallën e gjykatës nga gazetarja Anila Hoxha.

Abdulla Dulla u arrestua për një aksident teksa po drejtonte autobuzin e linjës në Kamëz. Për të devijuar përplasjen me një fëmijë i cili ndërpreu rrugën befas, shoferi u përplas me një makinë tjetër duke lënë të plagosur shtetasin Valentin Çekaj.

Për këtë ngjarje 56-vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës ndërsa në gjykatë pohoi me lotë në sy se ky aksident ishte i vetmi që ai kiste kryer gjatë 36 viteve si shofer. Ky aksident është fatkqësia ime tha i moshuari që ndërkohë u interesua gjatë seancës edhe për gjendjen shëndetësore të të plagosurit./Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY