Ambasadori gjerman flet për kushtet e vendosura mbi Shqipërinë: Keni 6 muaj...

Ambasadori gjerman flet për kushtet e vendosura mbi Shqipërinë: Keni 6 muaj afat për t’i plotësuar

92
0
Shares

Pavarësisht kushteve të vendosura, Gjermania e shikon pozitivisht ecurinë e Shqipërisë drejt  hapjes së bisedimeve për anëtarësimin në BE. Nga Lezha, ambasadori gjerman Peter Zingraf vuri një afat 6 mujor që vendi ynë mund të plotësojë kushtet tona.

Pyetje: Gjykata Kushtetuese reforma zgjedhore dhe Gjykata e Lartë janë kushte që ka vendosur Gjermania që Shqipëria duhet ti miratojë përpara Konferencës Ndërqeveritare të BE. Mendoni se Shqipëria do ti bëjë këto në një kohë kaq të shkurtër?

Zingraf: Në fakt unë mendoj pozitivisht lidhur me këtë. Pasi nuk ka një moment fiks për konferencën e parë të anëtarësimit, mendoj që një afat realisht do të ishte 6 muaj nëse do të shikonim në të shkuarën e proceseve të Integrimit. Brenda këtij afati mund të arrihet në gjëra të rëndësishme të themi zënia e pozicioneve në gjykata është në rrugë të mirë edhe reforma zgjedhore nëse do të arrije të eci mbarë besoj se do të jenë premisa të mira për të ecur më tej.

Pyetje: A është e kënaqur Gjermania që për reformën zgjedhore të implementohen vetëm rekomandimet e OSBE/ODIHR, por kujtoj që opozita në kuvend kërkon ndryshimin në sistem, por mazhoranca është kundër. A do te realizohet ?

Zingraf: Sigurisht që besimi i zgjedhësve në proces zgjedhor të ndershëm dhe luajal është i rëndësishëm ndaj dhe reforma në sistemin zgjedhor si dhe konsensusi që duhet arritur në vend është po kaq i rëndësishëm. Se si do të bëhet kjo, kjo i mbetet institucioneve shqiptare, ka disa elementë që janë të rëndësishëm në këtë kontekst janë kushtet e Bundestagut gjerman, që ende nuk janë të BE-së, pasi për to në fund të fundit duhet të vendosë Brukseli, por nëse mbetemi tek këto kushte është faktori kohë që është mjaft i rëndësishëm, dhe nëse kërkojmë të zhvillojmë një proces zgjedhor të logjikshëm dhe të arsyeshëm, atëherë duhet të krijojmë një bazë ligjore të përshtatshme për të arritur deri këtu.

Pyetje: Për shkak të dy vendeve skeptike, Francës dhe Holandës, a rrezikon që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut?

Zingraf: Sikurse e dini, Bundestagu ka thënë po për nisjen e negociatave, sigurisht ne kemi patur dhe bisedime me partnerët tanë brenda unionit që të mbërrihet tek një po edhe tek ata që kanë shprehur skepticizmin e tyre. Edhe brenda Bundestagut ka patur grupe të vogla të cilat kanë qenë kundër por në fund mbërritëm tek një shumicë që e tha po-në e saj dhe në këtë mënyrë synojmë që përmes diskutimesh të mbërrihet tek një po edhe për vendet e tjera.

Pyetje: Që nga shkurti PD  dhe aleatët kanë braktisur institucionet. A është koha që të ketë një lëvizje të ndërkombëtarëve për të ulur në tyrezë palët?

Zingraf: Unë mendoj që kjo është detyrë e institucioneve shqiptare dhe e partive politike shqiptare sepse konsideroj në pikëpamjen time nuk mund të kemi rolin e mbikëqyrësit ndërkombëtar në këtë proces. sigurisht mund të bëjmë thirrje për kontribut sa më konstruktive sikurse të japim mbështetjen tonë teknike sa i përket formësimit të reformës zgjedhore. Madje kemi paraqitur dhe propozimet tona të formuluar nga ekspertët tanë në formën e projektligjeve, por përsa i përket mbikëqyrjes dhe monitorimit ndërkombëtar nuk e shikojmë si një detyrë tonën./Oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY