Sulmet ndaj prokurorit, KLP përgjigje të prerë Ramës dhe Braçes: Denoncojini rastet...

Sulmet ndaj prokurorit, KLP përgjigje të prerë Ramës dhe Braçes: Denoncojini rastet e dyshimta tek institucionet

103
0
Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, (KLP), i ka kthyer përgjigje të prerë Ramës dhe zvendesit të tij Braçe, pas deklaratave të tyre, teksa kuzojnë prokurorin e Prokurorisë së Durrësit, se mbështet një grup kriminal dhe se u bën presion zyrtarëve.

Në një njoftim për mediat, KLP sqaron se deklarata të tilla, të ardhura nga përfaqësuesit e qeverisë mund të paragjykojnë procesin gjyqësor, ndërsa bën që të denoncohen pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo Prokuror.

Nga ana tjetër, PD e ka dënuar ndërhyrjen e kryeministrit dhe zv. të tij në kete çështje, duke e cilësuar si show-n e radhës të Rilindjes. Me heret, dhe ish-kryeministri Berisha shkruante se sulmi ndaj prokurorit behet pasi rilindasit kane frike se mos del diçka më e madhe që do te perbeje debat.

Deklaratë për mediat e KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni shtetëror i ngarkuar nga Kushtetuta me detyrën për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Në ushtrim të kësaj detyre, ne ndjekim me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe të prokurorëve të veçantë.

Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë.

Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë.

Vijon…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY