Djegia e makinave në Tiranë, reagon avokati duke nxjerrë fotot: S’është mjeti...

Djegia e makinave në Tiranë, reagon avokati duke nxjerrë fotot: S’është mjeti im, çfarë ka ndodhur

162
0
Shares

Policia njoftoi për një ngjarje të ndodhur në Tiranë, ku dy makina ishin djegur, teksa shprehej se ishin në pronësi të avokatit Loren Liço.

Në një prononcim për “Panorama”, avokati, djali i gjyqtares së njohur, Arjana Liço, thotë se mjeti i tij nuk është përfshirë në këtë ngjarje. Avokati sqaron se automjeti i tij ka qene i parkuar pas një tjetër mjeti, i cili u dogj, sipas avokatit pasi i kishin hedhur benzinë.

“Unë kam të parkuar poshtë pallatit 3 automjete, nëse dikush do të kishte qëllim të digjte një nga mjetet e mia, do ta kishte të lehtë”, është shprehur ai duke mohuar se ka lidhje me ngjarjen.

Sakaq, Liço ka dërguar në “Panorama” edhe foto të makinës që ai përdor për të vërtetuar se ajo është e padëmtuar nga flakët. Avokati tha se nuk janë djegur dy makina, por vetëm një, ajo e fqinjit të tij, ndërsa mjeti i Liços ka qenë i parkuar pas tij por nuk është dëmtuar aspak.

Nuk dihet ende nëse makinat janë në pronësi te ndokujt tjetër me inicialet e ngjashme me avokatin, pasi ky i fundit nuk e konfirmon informacionin e dhene nga policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY