Plagoset një 46-vjeçar në Vlorë, policia arreston pronarin e një lokali dhe...

Plagoset një 46-vjeçar në Vlorë, policia arreston pronarin e një lokali dhe jep detajet

97
0
Shares

Në vijim të plagosjes së ndodhur mrbëmjen e kaluar në ambientet e një lokali në lagjen “Partizani” Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e lokalit, shtetasin:

• A.J., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur nuk ka kallëzuar në organin policor për plagosjen e shtetasit G.Ll dhe ka mbyllur lokalin duke kryer veprime të tjera me qëllim dëmtimin e provave.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Policia njoftoi se gjatë orëve të mbrëmjes në Spitalin Rajonal të Vlorës ka mbërritur i dëmtuar shtetasi G.Ll., 46 vjeç, i cili dyshohet të jetë plagosur me mjet prerës në një lokal pranë lagjes “Partizani”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY