Një 12-vjeçar ka përdhunuar motrën 9-vjeçare, pasi që ishte fiksuar pas pornografisë së incestit.
Djaloshi, tani 14-vjeçar, e kishte nënshtruar të motrën ndaj një eksperimenti seksual, pasi kishte marrë materiale për pornografi të incestit në internet, dy vite më parë.
Ai i kishte thënë motrës se ajo nuk do të ishte më motra e tij, nëse ajo do të refuzonte seksin me të.
Pasi vajza i kishte treguar të ëmës se ishte sulmuar seksualisht nga vëllai, djaloshi kishte pohuar se motra ishte pajtuar për të bërë seks me të.
Djaloshi, nga Gloucestershire, e ka pranuar fajin për gjashtë akuza të përdhunimi të një vajzë nën moshën 13-vjeçare, gjatë verës së vitit 2015.
Ndërkohë, prokurori Ian Fenney, ka thënë: “Ato nuk ishin akte të bëra vetë dhe kanë ndodhur në dhomën e vajzës në kohën kur ai [vëllai] ishte i sigurt se askush nuk do ta shqetësonte.”
Djaloshi tani jeton nën mbikëqyrje dhe nuk mund të ketë kontakt me persona nën moshën 16-vjeçare. Ai mund të ketë qasje në internet, por nuk guxon ta fshijë historinë e uebit, sepse policia e monitoron.
Në fund vlen të theksohen fort dy këshilla:
Kujdesuni që fëmijët tuaj shikojnë në internet materile edukuese dhe jo keqinformuese e skandaloze! Kontrrolloni fëmijët tuaj nga bota e degraduar virtuale!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/