Aksidenti i frikshëm me dy viktima në Cërrik, policia sqaron detajet: “Benzi”...

Aksidenti i frikshëm me dy viktima në Cërrik, policia sqaron detajet: “Benzi” goditi karrocën

103
0
Shares

Policia ka arrestuar autorin e aksidentit të frikshëm në Cërrik, i cili iu mori jetën dy personave, mbrëmjen e kaluar.

Policia ka dhene dhe detajet sesi ka ndodhur aksidenti i frikshëm. Sipas bluve, shoferi me makinën Benz ka goditur karrocën me kafshë pune dhe më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur me mjetin tjetër që vinte përballë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin:A.H., 24 vjeç, banues në Klos, Cërrik, për veprën penale, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi A.H, mbrëmjen djeshme e rrugën rurale Mollas-Selitë, tek “Ura e Sharrës”, në fshatin Kamuna, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në kushtet e errësirës dhe fushëpamjes së kufizuar në kthesë ka goditur karrocën që tërhiqej nga një kafshë pune dhe më pas ka humbur kontrollin mbi mjetin duke dalë në krah të kundërt ku është përplasur me mjetin tjetër që vinte përballë.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.M., 53 vjeç, banues në fshatin Kamuna, Cërrik i cili ishte drejtuesi i karocës dhe shtetasi A.Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet”, tha Policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY