Vrasje në Vlorë, burri ra pa ndjenja në tokë u godit për...

Vrasje në Vlorë, burri ra pa ndjenja në tokë u godit për vdekje, policia jep detajet

115
0
Shares

Policia e Vlorës ka zbardhur vdekjen e një personi në Vlorë pasditen e te dieles, duke njoftuar se ishte vrasje. Viktima eshte dhunuar nga tre persona, pas nje konflikti ne lagjen “1 Maji” te qytetit bregdetar. Viktima quhej Stavri Mino.

Policia e Vlorës ka arrestuar dy autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku humbi jetën 56-vjecari.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të shtetasve: A.H., 48 vjeç, banues në Vlorë, N.H., 57 vjeç, banues në Vlorë, A.H., 56 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “1 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht shtetasin S.M., 56 vjeç, për pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY