Katër të ndaluarit për terrorizëm ditën e shtunë në Shkodër kanë mohuar akuzat e ngritura nga ndaj tyre. Ata janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë, pasditen e të shtunës dhe paraditen e të dielës.
Ergys Fasllia, i dyshuar si një nga organizatorët dhe me profesion berber në qytetin e verior ka mohuar njohjen me dy të ndalurit e tjerë, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani. Gjithashtu 30vjeçari ka mohuar se ka patur rol në propagandimin e luftës në Siri dhe dërgimin e besimtarëve myslimane atje. Sipas Fasllisë ata janë prangosur për shkak të besimit të tyre islam dhe devotshmërisë së tyre ndaj kësaj feje. Fasllia ka pranuar se njeh vetëm të ndaluarin Bekim Protopa, i cili është mjek në Malësinë e Madhe dhe banues në qytetin e Shkodrës.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Xhezair Fishti, i cili është me profesion hoxhë dhe banues në Dibër. Ai nuk ka pranuar akuzat e ngritura dhe për tepër ka sqaruar se nuk i njeh Ergys Fasllinë dhe Bekim Protopapën. Edhe Medat Hasani i ndaluari i katërt për këtë çështje ka sqaruar se nuk ka dijeni për akuzat e ngritura. Fishi dhe Hasani i kanë thënë hetuesve se po persekutohen për shkak se janë myslimanë. Por pavarësisht këtyre deklarimeve prokuroria ka ngritur për këtë persona akuzën kryerjes së veprave me qëllim aktet terroriste si dhe nxitjen e urrejtjes ose grindjes nder fetare.
Prokurorët e Krimeve të Rënda thonë se kanë si prova për të ndalurit: përgjime, filmime dhe fotografi që vërtetojnë se ata njihen me njeritjetrin dhe kanë kryer veprime aktive për të propaganduar luftën në Siri dhe të ndikojnë tek individë të ndryshëm për t’i dërguar në luftë. Në tre maj të këtij viti Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 126 vite burg 9 persona të akuzuar për xhihadizëm. Në bashkëpunim me njeritjetrin ata kishin dërguar në luftoni përkrahë Shtetit Islamik rrert 90 shqiptarë./Panorama
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/