U hodh nga kati i 6-të, përkeqësohet gjendja shëndetësore e portierit të...

U hodh nga kati i 6-të, përkeqësohet gjendja shëndetësore e portierit të Partizanit

101
0
Shares

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku portieri i dytë i Partizanit Aldo Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit të tij.

Teqja fatmirësisht para se të përfundonte në tokë, është përplasur me një pemë dhe më pas me disa tenda që ishin poshtë pallatit dhe nuk ka ndërruar jetë.

Teksa sot u njoftua se ai e kishte kaluar rrezikun për jetë, pak më parë ai është futur në reanimacion pasi ka probleme me frymëmarrjen.

Sipas burimeve për Top Chanel bëhet me dije që ka probleme me mushkëritë.

Kujtojmë se futbollisti 24 vjeçar para se të kryente aktin e vetëflijimit kishte qenë poshtë banesës në makinë me të dashurën. Ai ka dalë i pari nga makina dhe mesa duket pas një debati me të. Para se partnerja e tij të parkonte makinën, I riu është hedhur nga kati i gjashtë i banesës me qira ku jetonin të dy.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY