Tronditet Vlora, vritet me levë pas koke 50-vjeçari

Tronditet Vlora, vritet me levë pas koke 50-vjeçari

114
0
Shares

Qyteti i Vlorës është tronditur këtë pasdite nga një ngjarje e rëndë, ku pas një sherri ka mbetur një person i vrarë.

Mësohet se nga konflikti fizik, 50-vjeçari Stavri Mino është goditur me sende të forta dhe ka gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur “Plazhi i Vjetër”.

Informacion paraprak i Policisë së Vlorës:

Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY