Eksperti i Mjekësisë Ligjore: Autopsia e Deharit të kryhet me ekip të...

Eksperti i Mjekësisë Ligjore: Autopsia e Deharit të kryhet me ekip të kompletuar, analizat në një vend neutral

98
0
Shares

Për të mos pasur asnjë dilemë se cilët ishin shkaktarët e vdekjes së Astrit Denharit duhet që ekipi që e bën autopsinë të jetë gjithëpërfshirës. Të lihet mundësia për t’u kyçur edhe ekspertë tjerë mjekësorë, varësisht prej rezultateve të autopsisë. Pas kësaj, analizat duhet dërguar në një institut me renome jashtë Kosovës, për t’i hequr të gjitha dilemat. Çdo vonesë në kryerjen e autopsisë së viktimës mund të shkaktojë probleme në zbulimin e shkaktarëve te vdekjes së Astrit Deharit. Eksperti me përvojën më të gjatë të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Tefik Gashi, flet për Express.

Tre ekspertë të Mjekësisë Ligjore janë përcaktuar nga Kryeprokurori i Prizrenit për të marrë pjesë në realizimin e autopsisë së trupit të Astrit Deharit, i vdekur të shtunën në rrethana ende të pasqaruara. Një ekspert nga Shqipëria është caktuar nga Familja Dehari si mbikëqyrës i autopsisë, e cila pritet të kryhet nesër (e hënë).

Eksperti më i vjetër në Kosovë i mjekësisë ligjore, Tefik Gashi ka dhënë vlerësime profesionale se duhet vepruar në mënyrë që rezultatet e autopsisë të mos mund të kontestohen nga askush dhe të nxirret e vërteta.

Ai ka thënë se para se të bëhet autopsia e trupit të Astrit Deharit, duhet të kompletohet ekipi i ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe ekspertë të tjerë të fushave, varësisht se çfarë gjendet në trupin e viktimës.

Gashi, i cili merret me ekspertizën mjeko-ligjoreprej vitit 1979, ka thënë se në përbërjen e ekipit për kryerjen e autopsisë duhet të jenë ekipi gjithëpërfshirës në mënyrë që tëmos ketëasnjë dilemë pasi të përfundojë ky proces.

AI ka këshilluar që të lihet hapur mundësia që gjatë autopsisë, varësisht prej nevojave, pjesë e ekipit të bëhet edhe ndonjë patolog, farmakolog ose hematolog, varësisht prej gjetjeve që ndodhin në turpin e viktimës.

“Ish dashtë me kanë një patolog i mirë që e njeh mirë fushën mos me i shku diçka prej anës së patologjisë. Edhe mjek ligjor edhe patologu edhe eventualisht nëse brenda kohës lajmërohet edhe diçka tjetër, që del ndonjë dukuri tjetër, mi lanë ata me derë çel që nëse i del ndonjë sëmundje më angazhu edhe dikënd tjetër, me thirr hematologun”, ka thënë Gashinë një bisedë për Express.

Sipas doktorit të mjekësisë ligjore angazhimi i një ekipi më të gjerë nuk ka asnjë problem ligjor, për shkak se asgjë s’ka për t’u fshehur kur të bëhet autopsia e viktimës.

Ndërkohë, për t’u besuar gjetjeve të mjekëve, Gashi propozon që analizat e gjetjeve në turpin e viktimës të dërgohen në një vend neutral, në një institut, i cili do të mund të hiqte të gjitha dilemat lidhur me vërtetësinë e rezultateve.

“Ma së pari për me zbardh të vërtetë qysh duhet, duhet me bo një komision shumëpalësh. Le të jenë mjekë prej Institutit të Shtetit, mjekë edhe ta pavarur le të jenë edhe specialistë të tjerë. …p.sh a është në pyetje helmim, a infarkt, a stres, a shok, apo ndonjë organ tjetër ka pasur probleme. Pra, sipas nevojës me lanë mundësinë që të kyçen edhe mjekë tjerë tëfushave gjatë obduksionit”, ka propozuar Gashi.

Ai gjithashtuka propozuar që analizat të dërgohen në kryeqytetin slloven, Lubjanë,në mënyrë që rezultateve t’u besojnë të gjithë.

“Ekspertiza duhet me u dërgu me një institut me renome, që ka përvojë edhe në udhëheqje dhe është i paanshëm, që s’i intereson kurgjo tjetër përveç anës profesionale”, ka shtuar Gashi.

Astrit Dehari vdiq të shtunën ndërsa ende nuk është bërë obduksioni.

Sipas ekspertit të mjekësisë-ligjore, çdo vonesë mund të shkaktojë probleme në vërtetësinë e shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit.

“Disa helme shumë shpejt shkatërrohen në trupin e viktimës. S’bën me prit shumë. Disa helme mund të gjinden edhe me muaj”, ka shtuar ai./Gazeta Express/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY