Detaje tronditëse nga portieri i Partizanit, u ngjit në pallat pas konfliktit...

Detaje tronditëse nga portieri i Partizanit, u ngjit në pallat pas konfliktit me të dashurën, si është gjendja e tij

108
0
Shares

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e një dite më parë që tronditi botën e futbollit, por edhe opinionin publik.

U raportua se Aldo Teqja, portieri i dytë i Partizanit është vetëhedhur nga kati i gjashtë ku jeton. Në një njoftim të klubit dhe FSHF-së u e raportua se  fillimisht ishte një aksident.

Por referuar burimeve të reja, shkak ka qenë konflikti me partneren, që e shtyu 24-vjeçarin të merrte këtë vendim drastik. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 19:40, ai ka qenë pranë banesës së tij në “Komunën e Parisit”, aty ku jeton në një apartament me qira prej disa muajsh, së bashku me partneren. Burime nga klubi bëjnë me dije se Teqja ka qenë në një automjet së bashku me partneren dhe kur kanë mbërritur në afërsi të kompleksit, ai ka dalë i pari nga makina”,-janë shprehur burimet.

Nga spitali  Traumës, mjekët kanë bërë me dije si ai ka shembje në mushkëri dhe trup, por që asgjë nuk mund t’i rrezikoj jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY