Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, incidentet e para: Ndalohen dy komisionerët...

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, incidentet e para: Ndalohen dy komisionerët në veri

130
0
Shares

Sot në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat erdhën si shkak i largimit te Haradinajt nga qeveria disa muaj më parë.

Mediat kosovare kanë raportuar per një incident të ndodhur qe me nisjen e votimeve. Prokuroria e Shtetit ka ndaluar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve në Komunën Veriore të Mitrovicës, raportojnë mediet kosovare.

Konkretisht, dy të ndaluarit janë komisionerë, njëri kryesues i vendvotimit dhe zyrtari i identifikimit në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”. Të ndaluarit dyshohet se kanë lejuar që të votohet në kundërshtim me rregullat e KQZ’së.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Shtetit:

Ndalohen dy persona zyrtar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve

Prishtinë, 6 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se në Mitrovicën e veriut, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211 të KPRK-së.

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, pas marrjes së informacioneve se është lejuar votimi në kundërshtim me rregullat e KQZ-së, nga ana e dy komisionerëve, (kryesuesi i vendvotimit dhe zyrtari për identifikim në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”, në Mitrovicën e veriut), janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke ndaluar të dyshuarit dhe duke kryer verifikimet procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY