Kapen trafikuesit në Rinas, policia jep detajet: Po kalonin 30-vjeçaren për në...

Kapen trafikuesit në Rinas, policia jep detajet: Po kalonin 30-vjeçaren për në Itali

81
0
Shares

Policia ka arritur te parandalojë trafikimin e një 30-vjeçareje per qellime prostitucioni.

Burime zyrtare nga policia, informojne se ne pranga ka rene një shtetas, si dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

“Nga hetimet rezultoi se shtetasi i arrestuar në bashkëpunim me shtetasit A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., nëpërmjet përdorimit të dhunës kishin detyruar 30-vjeçaren që ajo të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali dhe këta shtetas mbrëmjen e djeshme kishin organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroporit të Rinasit”,- njofton policia.

Rinas/NJOFTIM POLICIA

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të femrave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit finalizoi me suksese operacionin policor të koduar “RETURN”.

Vihet në pranga një shtetas, si dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të femrave nëpërmjet aeroportit të Rinasit me qëllim shfrytëzimin për prostitucion në vendet e BE-së, është zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion i koduar “Return”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– E. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjatë intervistimit të një 30-vjeçareje nga Fieri kanë dyshuar në thëniet e saj për qëllimin e lëvizjes drejt Italisë dhe menjëherë kanë bërë bllokimin e saj duke njoftuar Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Si rezulat i hetimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i këtij rasti kriminal, si dhe kapja e arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., i cili do shoqëronte 30-vjeçaren drejt Italisë. Shtetasi E. Ç., në momentin që ka parë bllokimin e 30-vjeçares ka tentuar të largohet nga aeroporti, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Po në vijim të veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e tre shtetasve A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi i arrestuar në bashkëpunim me shtetasit A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., nëpërmjet përdorimit të dhunës kishin detyruar 30-vjeçaren që ajo të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali dhe këta shtetas mbrëmjen e djeshme kishin organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroporit të Rinasit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY