“Paralajmërimi i Ministrisë së Brendshme: Në datat 7 dhe 8 nëntor shira...

“Paralajmërimi i Ministrisë së Brendshme: Në datat 7 dhe 8 nëntor shira dhe përmbytje, ja zonat problematike”

77
0
Shares

Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencave në të gjithë vendin për shkak se duke filluar nga mesdita e 7 nëntorit pritet një përkeqësim i motit, me reshje të shumta që mund të shkaktojnë përmbytje.

Buletinet e instituteve të specializuara meteorologjikë njoftojnë se përkeqësimi i motit mund të shoqërohet fillimisht me reshje me intensitet mesatar, që do të vijnë duke u shtuar.

Përveç përmbytjeve, reshjet mund të shkaktojnë edhe rrëshqitje të tokës në zona të caktuara.

Situata pritet të përkeqësohet në datën 8 nëntor, sidomos në njësitë administrative të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas parashikimeve të Instituteve Meteorologjike, pritet të ketë fryrje të lumenjve që rrezikojnë të dalin nga shtretërit e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar Prefektët dhe përfaqësuesit e bashkive në të gjithë vendin që, përveç ngritjes së Shtabeve të Emergjencës, të vënë në gadishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike-operacionale për të reaguar sipas situatës.

MPB këshillon shtetasit në zonat që mund të preken nga përmbytjet, të minimizojnë lëvizjet e panevojshme dhe sidomos të fëmijëve të vegjël, të pa shoqëruar nga të rriturit.

MPB kërkon nga shtetasit që t`u binden lajmërimeve të strukturave të pushtetit vendor dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY