FOTO/ Vrasja e 34-vjeçarit në Mirditë, familjarët publikojnë faktet: Policia po manipulon...

FOTO/ Vrasja e 34-vjeçarit në Mirditë, familjarët publikojnë faktet: Policia po manipulon provat

194
0
Shares

Pak ditë më parë, një 34-vjeçar u gjend i vrarë në Zall Xhuxhe të Mirditës.

34-vjeçari, Eri Zefi, që njihej edhe me emrin Anton Zefi, ishte babai i një fëmije.

Familjarët e Eri ose Anton Zefit, akuzojnë policinë se po tenton të manipulojë provat.

Denoncimi është bërë në Facebook-un e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku një prej familjarëve të Zefit, i cili thekson se ende sot në vendin ku u vra Antoni janë 3 predha dhe 1 gëzhojë pistolete, ç’ka ngre dyshime të forta se policia nuk i ka mbledhur të gjitha provat dhe po kërkon t’i manipulojë ato.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

“Familjaret e viktimes ne Zall Xhuxhe te Mirdites, Anton Zefi akuzojne narkopolicine per manipulim provash! sb

Pershendetje Sali Berisha jemi familjart e viktimes e vrasjes ndodhur ne zall gjugj te Mirdit para 3 ditsh te anton zefit. Kemi ardh ne vend ngjarje per homazhe kemi gjetur prova qe ekspertiza nuk e ka ba punen e duhur. Jan gjetur 3 predha edhe 1 gezhoje pistolete ne dyshojm qe organte vendore po kerkojn te manipolojn provat ne favor te autorve ne kerkojm ndimen tente me rrespekt nga familja te lutem jep maksimumin tand. Te lutem anonim adresen”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY