Gjendet i pajetë trupi një 35-vjeçari në lumin Vjosë

Gjendet i pajetë trupi një 35-vjeçari në lumin Vjosë

121
0
Shares

Një 35-vjeçar është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar, ditën e sotme në lumin Vjosë në afërsi të fshatit Hambar.

Në trupin e 35-vjeçarit nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera. Në momentin që është gjetur, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë, çizme, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.

Gjithashtu, policia bën me dije se personat e interesuar mund të paraqiten pranë morgut të qytetit të Fierit, për të tërhequr trupin.

Policia po punon për identifikimin e personit të mbytur dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacioni zyrtar:

Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.

Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.

Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY