“Përfshini politikanë kot”, Debate në gjyq mes Avdylajve dhe gjyqtarit: Hapi portën...

“Përfshini politikanë kot”, Debate në gjyq mes Avdylajve dhe gjyqtarit: Hapi portën Dako dhe ne shitëm drogë?

192
0
Shares

Ditën e sotme u mbajt seanca për të akuzuarit e operacionit ‘Vol-vo 4’. Burime nga brenda gjyqit, bëjnë me dije se në seancë ka pasur tensione.

Raportohet  se i akuzuari Astrit Avdylaj ka debatuar ashpër me gjyqtarin Bib Ndreca.

Pjese nga biseda:

Avdylaj: Po na mbani në burg padrejtësisht, nuk kemi asnjë lidhje me njëri- tjetrin. Nuk ka asnjë provë që na lidh ne.

Avdylaj: Po na mbani në burg padrejtësisht, nuk kemi asnjë lidhje me njëri- tjetrin. Nuk ka asnjë provë që na lidh ne me trafikun e drogës, çfarë është kjo ‘Alo Niçe’, përfshini politikanë kot! Hapi portën Dako dhe ne shitëm drogë?! Çlidhje kemi ne me Kuksianët.

Avdylaj-Gjyqtarit: Nëse më gjeni qoftë dhe një prove jam gati të firmos 50 vite burg, mund të kem bërë shumë gjëra por me skafin dhe drogën skam asnjë lidhje, jemi të pafajshëm po na mbani kot në burg, kemi gra dhe fëmijë ne shpi, akuzat e prokurorise jane qesharake.

Anila Shuti-gjyqtarit: Kam mbjell grurë dhe misër, jo hashash, si mund të më akuzoni për përfshirje në grup kriminal

Prokuroria kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit me 3 muaj me argumentin se nuk ka perfunduar përkthimi i letërporosive të mberritura nga Italia, si dhe nuk ka perfunduar analizimi i tabulateve telefonike.

Astrit Avdyli është cilësuar nga ana e policisë si koka e grupit të Avdylajve, të cilët akuzohen për disa vepra penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY