DETAJE/Gjendet i pajetë një 35-vjeçar në Vjosë, policia nuk e identifikon dot

DETAJE/Gjendet i pajetë një 35-vjeçar në Vjosë, policia nuk e identifikon dot

137
0
Shares

Një 35-vjeçar është gjetur i vdekur pranë lumit Vjosë. Sipas policisë, burri nuk është identifikuar ende dhe jepen detajet per të afruar familjarët e tij.

Burime nga policia thonë se në trup, personi nuk ka shenja dhune, por vetem eshte dekompozuar dhe konfirmohet fakti se ai eshte mbytur ne lum.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.

Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë,  çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.

Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur  dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY