DETAJE/Si u inskenua rrëmbimi i 13-vjeçares, vajza i mori telefonin policit privat...

DETAJE/Si u inskenua rrëmbimi i 13-vjeçares, vajza i mori telefonin policit privat teksa pinte kafe

107
0
Shares

Një skenar filmash nga disa të rinj vuri në alarm jo vetëm familjen e një 13-vjeçare, por edhe policinë e Tiranës, me dyshimet se në mes të kryeqytetit, një vajzë ishte rrëmbyer nga persona të maskuar dhe ishte marrë pa dëshirën e saj në një automjet.

E gjitha mori fund pasi vajza me inicialet S.B dëgjoi live  atë se çfarë kishte krijuar një shaka pa kripë me shokët dhe shoqet e saj të klasës, ku pas 4 orëve e zhdukur ka telefonuar nënën e saj për t’i thënë se ishte mirë dhe se po pinte kafe në një qendër tregtare me shokët dhe shoqet e klasës. Vajza ka marrë telefonin e një polici privat të sigurisë brenda qendrës tregtare duke njoftuar nënën e saj.

Çështja tashmë është në dorë të Prokurorit për Krime të Rënda, Arenc Çela, ndërsa ka rënë akuza e rrëmbimit. Hetimet janë përqendruar në zbardhjen e motive të inskenimit të një situate të tillë, dhe nëse është i vërtetë qëndrimi i 13-vjeçares se të gjithën e bëri si një lojë me shokët, pasi prindërit nuk e linin të dilte.

Vajza është nxënëse e një shkolle 9-vjeçare private në Tiranë. Ditën e djeshme rreth orës 15:15, kur furgoni i shkollës e ka sjellë poshtë pallatit të saj në lagjen “Ndre Mjeda”, së bashku me motrën e saj më të vogël që mësonte në të njëjtën shkollë, 13-vjeçarja nuk ka shkuar në shtëpi duke lënë të vetme motrën dhe ka ikur me një grup shokësh dhe shoqesh prej 5 personash. Të gjithë janë nxënës të shkollës private. Të parit person që vajza e vogël i ka rrëfyer ngjarjen ishte gjyshja e saj, dhe menjëherë së bashku me vajzën kanë bërë denoncimin në polici. Ishte pikërisht dëshmia e motrës së vogël, të mitur, që ngriti në këmbë policinë e kryeqytetit për një rrëmbim të mundshëm. Vajza deklaroi se motrën e saj e morën me një makinë dy persona të maskuar ndërsa i vunë një pambuk në gojë për të humbur ndjenjat. Më tej nëna e vajzës, në një lidhje ekskluzive në momentet kur vajza e saj ishte ende e zhdukur, tregoi atë se çfarë kishte mësuar nga vajza e vogël, duke shtuar mes lotësh se 13-vjeçarja është me diabet dhe në ato momente duhej të ushqehej dhe të merrte insulinën. Vajza ka lëvizur bashkë me shokët dhe shoqet e klasës me shërbimin urban në Tiranë dhe ka shkuar për të pirë kafe në një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi.

Me alarmin e përhapur dhe me dëshminë e nënës së saj, vajza ka vendosur të telefonojë familjen duke i marrë telefonin një polici privat të sigurisë brenda qendrës tregtare ku ka njoftuar nënën e saj se ishte mirë. Me marrjen e telefonatës nga nëna, policia ka shkuar në qendrën tregtare ku ka gjetur vajzën me shok dhe shoqe teksa konsumonin pije freskuese. Nga deklarimet e dhënë para efektivëve në komisariatin numër 2 në Tiranë, 13-vjeçarja tha se e gjitha ishte lojë dhe e kishte bërë pasi prindërit e saj nuk e linin të dilte.

Tashmë pista e rrëmbimit është e rrëzuar por po kryhen hetimet se cili ishte qëllimi për ta improvizuar të gjithë këtë ngjarje që përhapi jo pak panik, edhe për shkak se vajza ishte me diabet dhe duhej të merrte insulinën. Po ashtu mësohet se do të bëhet një pyetje e dytë e vajzës së mitur nga policia, pasi nga verifikimet e kamerave të sigurisë, në lagjen e tyre nuk është parë asnjë automjet i kuq tip Fiat, siç vajza e vogël përshkroi si makinën që i rrëmbeu motrën. Pritet të mos ketë akuzë të kallëzimit të rremë për shkak të moshës së mitur të vajzës, ndërkohë që pyetja e motrës së vogël do të bëhet në praninë e një psikologeje./Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY