“Helmimi i nxënësve në Shkodër”, Ish-deputeti: Shumë fast food-e ngjajnë si shkollat...

“Helmimi i nxënësve në Shkodër”, Ish-deputeti: Shumë fast food-e ngjajnë si shkollat e Ramës e Besës

138
0
Shares

Ngjarja me helmimin e nxënësve në Shkodër ka marrë vemendjen e ish-deputetit Luçiano Boçi, i cili eshte tepër i ndjeshëm me ngjarjet që përfshijnë arsimin dhe edukimin.

Në një postim në “Facebook”, Boçi shkruan se ky është një rast i përsëritur dhe se siguria ushqimore në shkolla është skandaloze. Sipas tij, nxënësit për shkak të moskujdesit shtetëror, konsumojnë ushqime pa asnjë kontroll dhe përtej normave higjieno-sanitare.

Helmimi i nxënësve në Postribë nuk është i vetmi. Është përsëritje e shumë rasteve të tjera, si dëshmi e helmimit të arsimit në tërësi dhe mungesës së përkujdeset për fëmijët tanë.

Garancia dhe siguria ushqimore sikurse ajo fizike, përtej propagandës, pranë shkollave është skandaloze.Nxënësit për shkak të moskujdesit shtetëror, konsumojnë ushqime pa asnjë kontroll dhe përtej normave higjeniko-sanitare.
Ndërkohë shkolla ka përgjegjësi totale, sepse nxënësit janë brenda orarit mësimor.
Por Besa “e mençur” me siguri do japë ndonjë deklaratë të tipit që “ne nuk investojmë në vende të humbura e shkolla me 7 nxënës”.

Ose do heshtë siç ka bërë në shumë raste nga padija.Sot ajo nuk e sheh që shumë shkolla ngjajnë si fast food-e me ushqime te skaduara dhe shumë fast food-e ngjajnë si shkollat e Ramës e Besës. Helmimi i nxënësve dhe i arsimit duhet ndalur”,-shkruan Boçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY