Ja sa muaj kërkon Prokuroria kërkon të zgjatë hetimet për Avdylajt

Ja sa muaj kërkon Prokuroria kërkon të zgjatë hetimet për Avdylajt

80
0
Shares

Në Gjykatën për Krimet e Rënda po mbahet seanca për grupin Vol-Vo 4. Prokuroria kërkon zgjatjen e afatit për tre muaj për grupin Vol-Vo4 mes të cilëve në këtë procedim kanë mbetur 19 persona.

Në seancën gjyqësore janë paraqitur disa nga personat nën hetim mes tyre Astrit dhe Altin Avdylaj.

Operacioni i arrestimeve të 22 tetorit 2018 u shtri në 12 qytete dhe u goditën anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale. Gjatë këtij megaoperacioni u arrestuan 27 shtetas, ndërsa 6 u shpallën në kërkim, ndërsa në Has mundi të zbulonte laboratorin e heroinës më të madh në vend.

Dosja Volvo 4 përfshin 44 persona, të akuzuar për trafik droge të drejtuar nga grupi i Shijakut, korrupsionin e zyrtarëve që solli arrestimin e ish-drejtorit të Burgjeve Arben Çuko, por edhe abuzimet me pronat që prangosën ish-deputetin tjetër socialist Arben Ndoka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY