FOTO/“Duket sikur po dëgjoj historinë e dikujt tjetër”, zbardhet dëshmia në gjyq...

FOTO/“Duket sikur po dëgjoj historinë e dikujt tjetër”, zbardhet dëshmia në gjyq e nuses që helmoi vjehrrën

143
0
Shares

Prokuroria është e bindur se nusja, Marjana Cmeta është vrasësja e vjehrrës së saj, prillin e 2017, teksa e helmoi me fostoksinë dhe e paraqiti çështjen si vetëhelmim.

Ditën e djeshme ne seancën gjyqësore, Marjana vazhdonte ta mohonte krimin e saj, duke pretenduar krejt te kunderten. Në dëshminë e dhënë para Gjykatës, Marjana Cmeta mohon të ketë vrarë vjehrrën e saj, duke pranuar që kishin pasur një debat, por më vonë ka qenë në gjumë.

Sa i takon rrëfimit në videon që zgjat 78 minuta dhe që Prokuroria ka dorëzuar para Gjykatës, Cmeta tha se nuk mbante mend asgjë të tillë dhe se hoxhë Hysen Shehu i kishte dhënë asaj një hudhër kur kishte shkuar dhe atë mund ta kishte zënë gjumi.

“Duket sikur po dëgjoj historinë e dikujt tjetër”, tha ajo kur u pyet nëse e kishte parë videon.

“Pas debatit, jemi ndarë dhe unë shkova në dhomën time, gjatë kësaj kohe kam dëgjuar zhurmë në shtëpi, por nuk kam parë se çfarë ndodhi. Dola pak më vonë dhe pashë që ishte shtrirë në krevatin e saj, u futa sërish në dhomën time dhe kur po shkonte ora 12, m’u duk e çuditshme që nuk kishte ikur. Dola të kontrolloja dhe pashë që ishte përtokë në krah të krevatit”, vazhdoi më tej Cmeta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY