Reuters analizon shanset: Shqipëria në duart e Francës! Vendimi për negociatat merret...

Reuters analizon shanset: Shqipëria në duart e Francës! Vendimi për negociatat merret në moment të fundit

124
0
Shares

Janë 4 vende skeptike për ti dhënë PO Shqiperise e cila pret të hapë negociatat me BE. Gjermania, Franca, Holanda e së fundmi Greqi janë shtetet qe jane diskutuar se nuk do ta japin aq lehte nje verdikt final.

Ndërkohë që sipas agjensisë së lajmeve Reuters, vendimi për celjen e negociatave për anëtarësim më Shqipërinë do të merret në momentet e fundit.

Në një artikull ku trajton procesin e negociatave, Reuters shkuan se ka parë draftin e vendimit të ministrave të jashtëm të BE që do të merret në datë 15 tetor. Sipas tyre aty është shkruar se Maqedonisë së Veriut do ti çelen negociatat dhe është vendosur data për konferencën ndërqeveritare ku do të zyrtarizohet procesi. Megjithatë e njëjta gjë nuk vlen për Shqipërinë.

Të njëjtat rreshta ishin përgatitur për Shqipërinë por tashmë në BE janë të shqetësuar thellësisht për rekordet e korrupsionit në Tiranë.

Pas votimit në Berlin, Gjermania bëri një propozim të ri, konfidencial për në BE, i cili u pa edhe nga Reuters.

Ndërsa e la pjesën e pandryshuar në Maqedoninë e Veriut, ajo nuk dha datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë, në vend të kësaj propozoi një listë me më shumë reforma që do të bëheshin nga Tirana para se të mund të zhvillohej një takim i tillë.

Ato shkojnë nga ngritja e gjykatave në Shqipëri deri në rregullimin e ligjeve zgjedhore deri në krijimin e një organi të përkushtuar luftës kundër krimit të organizuar” shkruan Reuters.

Një diplomat i BE i cituar prej tyre shprehet se që ky skenar të ndodhë kjo varet nga Franca. Presidenti Macron ende nuk ka bërë të ditur vendimin e tij. Por artikulli nënvizon gjithashtu kundërshtinë e fortë që vjen nga Holanda për Shqipërinë në këtë proces.

“Nëse ministrat e BE nuk arrijnë të bien dakord, çështja do të ngelet për në samitin e liderëve kombëtar të 17-18 Tetorit në Bruksel.

‘Atëherë do ti ngelet Merkelit që të bindë Makronin, nëse është e mundur’, tha një diplomat i lartë.Disa në Bruksel presin që Franca të kërkojë edhe më shumë kushte nëse Parisi përfundimisht vendos pro Shqipërisë.” mbyll artikullin Reuters.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY