Me të vjella e temperaturë, shkon në 50 numri i nxënësve të...

Me të vjella e temperaturë, shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar në Shkodër

112
0
Shares

Ka shkuar në 50 numri i nxënësve të helmuar në Postribë të Shkodrës, pasi kanë konsumuar ushqim pranë shkollës. Sipas burimeve, disa nxënës janë rikthyer në spital, për shkak se iu është përkeqësuar gjendja.

Sipas policisë, lidhet me Fast-food afër shkollës. Pronarët janë shoqëruar nga policia, ndërsa AKU po kryen verifikimet.

“Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku janë paraqitur në Urgjencë 26 nxënës nga shkolla e mesme e bashkuar Postribë me simptoma të tilla si të vjella, temperaturë, marrje mendsh. Të gjithë nxënësit kanë marrë trajtimin e menjëhershëm mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në total janë paraqitur 26 raste nga ku 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste janë trajtuar në repartin e pediatrisë.

Aktualisht 7 persona po marrin akoma shërbim në spital, 5 persona tek reparti i infektivit dhe 2 në pediatri, pjesa tjetër kanë lënë spitalin. Pacientët janë nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve, duke ndjekur mjekimet e rekomanduara”, thuhet në reagimin e spitalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY