Një vajzë 22 vjeçe denoncoi në Komisariatin Nr. 4 në Tiranë, se është përdhunuar nga dy persona. E.Q., thotë se dy djemtë e kanë marrë në një banesë ku kanë kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. Ajo ka deklaruar se në rrugën “Besa” është marrë në një mjet BMË nga këta dy personat, të cilët i kishte njohur në rrjetet sociale dhe më pas është dërguar në një banesë ku kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Policia ka nisur hetimet për vërtetësinë e denoncimit si dhe identifikimin e autorëve të mundshëm që po sipas deklarimeve të vajzës kanë qenë të dehur, raporton “Top Channel”. 22-vjeçarja me arsim të lartë rezulton banuese në Greqi ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/