“Nëse Tahiri do gjykohej deri në fund, do shkohej tek Rama”

“Nëse Tahiri do gjykohej deri në fund, do shkohej tek Rama”

77
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha është i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.

Duke folur për gjyqin e Saimir Tahirit, Basha u shpreh se dënimi i tij ishte skandaloz.

Për Bashën, nëse do të shkohej deri në fund të hetimit të ish-ministrit të Brendshëm, hetimi do të përfundonte tek Edi Rama.

Ka një moment të rëndësishëm që media e ka humbur. E kapi vetë Fatos Lubonja. Dënimi Tahirit do të çonte te shefi i madh. Ministri nuk mund të kanalizonte vendin, të fikte radarët pa bekimin e kryeministrit’, deklaroi Basha.

‘Ky është një moment kyç për Shqipërinë. Po bëjmë hapa pas. Por kemi edhe një lajm të mirë: ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar se në Shqipëri duhet të ketë ndryshim. Dhe se, opozita është partner i besueshëm për këtë ndryshim’, shtoi lideri i opozitës.

‘PD nuk ka riskuar asnjëherë të quhet organizatë terroriste. Falë qëndresës sonë, shpeshherë edhe në ekstreme, siç ishte djegia e mandatave, por nuk kishte asnjë rrugë tjetër për ne. Një nga një kanë rënë të gjitha institucionet. Kapën prokurorin e përgjithshëm, prokurorin e Krimeve të Rënda, dëshmitarët i çuan në azil.

Ajo që shihni sot është rezultat i luftës 6-vjeçare të opozitës. Përgjegjësit nuk fshihen dot pas propagandës’, tha kreu i opozitës Lulzim Basha në SYRI TV

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY