Erdogan me akuza të forta: Evropa po ndihmon terrorizmin

Erdogan me akuza të forta: Evropa po ndihmon terrorizmin

101
0
Shares

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar, të dielën, ‘Evropën për ndihmë terrorizmit’ duke mbështetur PKK-në dhe tha se ai nuk “e çan kokën nëse Evropa e cilëson diktator” kur godet grupin militant kurd dhe simpatizuesit e tij.

“Evropa në tërësi po e ndihmon terrorizmin. Edhe pse e kanë deklaruar PKK-në një organizatë terroriste, kjo është e qartë…E shohim se si PKK mund të veprojë aq lirshëm dhe lehtë në Evropë”, tha Erdogan në një fjalim në television, njofton Reuters.

“Unë nuk e çaj kokën nëse më thërrasin diktator, apo sidoqoftë tjetër. Hyn në njërin dhe del nga veshi tjetër. Me rëndësi është se si më quan populli im”, tha ai.

Turqia ka shkaktuar kritika ndërkombëtare pas arrestimeve, të premten, të udhëheqësve të partisë prokurde HDP, partisë së dytë më të madhe opozitare në parlament, në kuadër të hetimeve për terrorizëm. Qeveria e akuzon HDP-në për lidhjet me PKK, të cilat ajo i ka mohuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY