4 ditë pas krimit të rëndë në Klos, familjet e vëllezërve mbyllin...

4 ditë pas krimit të rëndë në Klos, familjet e vëllezërve mbyllin dyert

184
0
Shares

Kjo është panorama që vjen nga Klosi, 4 ditë pas krimit të rëndë në familje, ku mbetën viktima, 3 persona nga ky trung familjar.

Sali Dakuci vrau vëllanë e tij, Kujtim Dakucin, dhe djalin e këtij të fundit, Flogert Dakuci, dhe më pas edhe veten e tij, pas sherrit për gardhin. Pas krimit të trefishtë në familje ku mollë sherri ishte bërë  një gardh, dyert e dy familjeve janë mbyllur.

Dera e Liman Dakucit, babait të dy vëllezërve të vrarë, është mbyllur, pasi të moshuarit e kësaj familjeje kanë vendosur të shkojnë te vajza e tyre, që është e martuar në këtë Njësi Administrative.

Ndërkohë, bashkëshortja e autorit të krimit, Sali Dakucit, është kthyer te prindërit e saj, ashtu si dhe kunata e saj, e cila ka ardhur te prindërit në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY