“Reformë zgjedhore pa zgjedhje”, Ish-ministri gjen motivet: Pse ndodhemi me mosbesim ndaj...

“Reformë zgjedhore pa zgjedhje”, Ish-ministri gjen motivet: Pse ndodhemi me mosbesim ndaj politikës

63
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani, ashtu sikurse dhe më herët, ka riktheksuar sërish arsyen se pse vendi ynë ndodhet në një situatë të tillë. Sipas tij,  fakti qe vendi nuk ka zgjedhje për asnjë gjë e vështirëson ecurinë drejt zgjidhjes së krizës.

Në një postim në “Facebook”, Manjani shkruan se askush nuk zgjidhet dhe të gjithë emërohen dhe se zgjedhja si mjet demokratik nuk ekziston. Nuk mungon ironia për deklaratën se ‘po bëjmë reformën zgjedhore’.

POSTIMI I MANJANIT
Pa zgjedhje…
Pyetja e përhershme se përse gjendemi gjithnjë në mosbesim ndaj politikës, ka një përgjigje:
Nuk ka garë politike. Askush nuk zgjidhet. Të gjithë emërohen.
Emërohen kryetarët, emërohen edhe anëtarët. Emërohet Presidenti, Kryeministri, kryetari i partisë. Këto të fundit emërojnë deputetët. Këto të fundit emërojnë anëtarët e partisë, komisionerët. Këto të fundit sigurojnë votat..
Zgjedhësit dhe zgjedhja është askund!Askush nuk konkurron me askënd.
Ekziston vetëm krahasimi bajat ndërmjet kryetarëve të partive. Rama, Luli, Mona, Iliri, Berisha, Fatosi….
Krahasimi që bëhet vetëm për ç’veshin, ç’hanë, ku flenë e me kë flenë.

Meazallah, të krahasoheshin të paktën për ide apo për ç’bëjnë!!!
Si te tregu i gjësë së gjallë.
Pra zgjedhja si mjet demokratik nuk ekziston. Zgjedhja ndërmjet ideve e programeve jo e jo.! Vetëm emërimi i X dhe Y sipas një radhe…

Ndaj dhe Njëshat e partive ngelin gjithnjë në lojë edhe kur nuk janë të emëruar si pushtetarë.E kështu loja mbyllet e mbyllet e mbyllet derisa bëhet bajate, e mërzitshme e pa besueshme.

Ndaj njerëzit tulaten kur thonë, “mirë të iki ky e e qelbi, po kush do na vijë?”
Askujt nuk e shkon mendja se kë do zgjedhim!!!
Nuk e di kush e ka thënë këtë, por është proverbiale:
“Po të ishin kaq të rëndësishme sa thonë zgjedhjet , nuk do na i linin ne në dorë”.Kjo na ka ndodhur dhe neve! Po kur thonë se “po bëjmë reformë zgjedhore”…!
Hahahahahahahahahahahahhaahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha Reformë zgjedhore pa zgjedhje!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY