“E njohu internimin që fëmijë”, Basha mesazh për ndarjen nga jeta të...

“E njohu internimin që fëmijë”, Basha mesazh për ndarjen nga jeta të Hyrije Kupit: Ikona e qëndresës heroike

112
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim Basha shpreh ngushëllimet e tij për familjarët e Hyrije Kupit, vajza e Abaz Kupit , e ndarë sot nga jeta.

Në një mesazh ngushëllimi postur në facebook, Basha shkruan se Hyrije Kupi e njohu internimin që fëmijë, kur pushtuesit italianë e internuan familjarisht, për shkak të qëndresës heroike që i babai i saj, Abaz Kupi bëri ndaj forcave pushtuese.

Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Hyrije Kupit, vajzës së Abaz Kupit, një prej luftëtarëve më të mëdhenj në mbrojtje të nderit, lirisë, demokracisë dhe kufijve të Shqipërisë.

Hyrije Kupi e njohu internimin që fëmijë, kur pushtuesit italianë e internuan familjarisht, për shkak të qëndresës heroike që i babai i saj, Abaz Kupi bëri ndaj forcave pushtuese.
Por për ironi të fatit, Hyrije Kupi u shndërrua në ikonë të qëndresës ndaj forcave antishqiptare pas largimit të trupave të huaja nga vendi. Nga viti 1946-1991, e bija e Abaz Kupit njohu internimin e pandërprerë prej regjimit diktatorial që mori me dhunë pushtetin. Regjimi nuk mund të pranonte trimërinë e Abaz Kupit dhe as trashëgiminë e tij familjare, krahinore e politike. Prandaj tentoi ta mbyste zërin e trimërisë, duke persekutuar drejtpërdrejt familjen e tij.

Hyrije Kupi ishte dhe u dëshmua e bija e të atit. Bashkëvuajtëse dhe dëshmitare e krimeve çnjerëzore në kampin e Tepelenës, si dhe dhunës e terrorit që të internuarit përjetuan në kampet e Vlorës e të Lushnjes, ajo mbijetoi si një luftëtare e pamposhtur dhe pas vitit 1991, së bashku me bashkëshortin e saj, Viktor Dostin, të birin e nacionalistit Hasan Dosti, u shndërruan në aktivistë të radhës së parë për zbardhjen e krimeve të diktaturës, rehabilitimin e të përndjekurve politikë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

U gjendem pranë familjeve Kupi dhe Dosti në këtë humbje të madhe dhe u them se jemi dhe duhet të ndihen krenarë për kujtimin dhe trashëgiminë që po lë pas Hyrije Kupi Dosti. U prehtë në paqe“,-shkruan Basha ne rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY